Civici: 27.6% taksa, janë OK për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga gjithë të ardhurat që janë në Shqipëri, 27.6% shkojnë për taksa. Kjo duket një shifër shumë e madhe, por jo për profesorin Adrian Civici. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Civici u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë një revolucion fiskal.

-Sipas një shifre, 27.6% e GDP në Shqipëri janë taksa. Shumë e lartë është kjo, çfarë bëhet?

Jo nuk është e lartë. Kur themi 27.6% e GDP do të thotë ajo që quhet ngarkesë fiskale. Do të thotë në raport me PBB. Për vende si Shqipëria rekomandimet janë midis 30-33. Franca e ka gati 40, Gjermania e ka 55-65, Amerika e ka midis 40 dhe 44. Problemi i taksave ka të bëjë me atë që quhet modeli i kapitalizmit. Bëhet fjalë ose për model liberal siç është modeli britanik, ose për model shtetëror si modeli francez ose për model socialo-demokrat siç është modeli gjermano-skandinav. Këtu fillon problemi që ne duhet të diskutojmë. Nga modeli përcaktohet dhe struktura e shtetit dhe funksionimi. Ai që quhet modeli liberal me taksa të ulëta që ne gjithmonë e kemi pasur, ai model thotë “unë të taksoj pak, të lë në xhep pjesën që të takon, por edhe të ofroj pak”. Po të vijmë te modeli gjermano-skandinav thotë “unë të taksoj shumë, por të ofroj thuajse gjithçka”. Problemi është që duhet të gjejmë një ekuilibër midis asaj çfarë paguajmë dhe asaj çfarë presim të marrim nga kjo që paguajmë. Çdo lloj taksimi ndikon në produktivitetin e saj dhe në mbijetesën e saj. Nga ana tjetër kultura jonë 30-vjeçare i ka dhënë shtetit një rol shpëtimtari, një rol strategu zhvillues. Problemi qëndron si e ke strukturuar sistemin e taksave. Sistemi i taksave është i shpërndarë në tre drejtime: te puna, te kapitali dhe te prona. Ne i kemi bërë shumë favorizime kapitalit dhe pronës dhe taksojmë shumë punën. Nëse ne do bëjmë një shpërndarje të asaj që quhet ngarkesë fiskale ndryshe, mund të kishim shumë lehtësime për biznesin e vogël, për shtresën e ulët dhe shtresën e mesme. Ne akoma nuk e kemi të harmonizuar sistemin fiskal. Ne duhet të bëjmë një revolucion fiskal, ku të zhvendosim ngarkesën te prona dhe te kapitali./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

https://www.youtube.com/watch?v=fq0nzgEVusA

Të fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë. Nuk ish në peshore as...

Lajme të tjera

Web TV