Civici: Parashikimi ç’do ndodhë me ekonominë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori Adrian Civici jep edhe parashikimin se çfarë pritet të ndodhë në ekonominë shqiptare pas krizës së shkaktuar nga pandemia. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, ai deklaroi se do të duhet një periudhë gati një ose dy vjeçare që ekonomia të arrijë atje ku ka qenë.

A është rikthyer situata në normalitet?

Jo. Unë them se nëse në normalitet do arrijmë të futemi nga gushti, duhet të jemi shumë të lumtur.

-Si e përkufizoni normalitetin?

Normaliteti quhet kur ekonomia vjen pak a shumë në situatën para pandemisë. Sektorët të fillojnë të funksionojnë. Që të gjithë sektorët të hapen gradualisht dhe të zhvillohet ajo lloj ndërthurjeje dhe bashkëpunimi siç ka qenë përpara nuk është çështje ditësh apo çështje javësh por është çështje që do kërkojë disa muaj. Dhe për këtë arsye në diskutimet që bëhen sot, vendet ndahen në disa kategori se si do ta kenë periudhën e ndërmjetme për rikthimin në normalitet. Në mënyrë simbolike janë tre simbole. Është simboli V, U dhe L.

V nënkupton kryesisht vendet e pasura që patën një rënie shumë të madhe por edhe ngritjen e kanë të shpejtë. Një periudhë e shkurtër, maksimumi 1-2 mujore dhe pastaj fillimi i ringritjes.

U nënkupton që ke një periudhë stanjacioni disa mujore por mund të shkojë edhe një ose dy vjet dhe pastaj fillon ringritja.

L është më e keqja sepse ti bie poshtë dhe mund të zgjasë me vite pa pasur asnjë mundësi që të ngrihesh.

-Ne ku jemi?

-Ne jemi tek U-ja. Unë them që do na duhet një periudhë 7-8 mujore që ne të fillojmë të ngrihemi. Nëse nuk do ketë një valë tjetër që të dëmtojë ekonominë shqiptare, në 2021-2022 të arrijmë atje ku kemi qenë./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  1.5 mld euro investime të huaja/ Kryesojnë blerja e apartamenteve dhe industria e ...

https://www.youtube.com/watch?v=02zeSVYkw5U

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV