“Këtu të vijë fermeri dhe jo gangsteri”/ Hajdari: Ta mbyllim këtë sesion me një arritje të madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj sot në Kuvend tha se ky sesion parlamentar duhet të mbyllet me një arritje shumë të madhe, atë të ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave.

Ligjvënësia shqiptare shtoi më tej se asnjë prej deputetëve sot nuk ka asnjë lidhje me elektoratin, por vetëm me kryetarin dhe se shqiptarët e kanë humbur besimin ndaj çdo partie dhe ndaj çdo politikani.

Hajdari tha se Këshilli Politik është kthyer në një arenë politikanësh që shikojnë interesin e tyre dhe vetëm kanë kapur disa avantazhe që nuk iu shërbejnë shqiptarëve në këto momente.

“Kjo puna e reformës në drejtësi gjithmonë shikoj palët që i hedhin akuzat drejt njëri tjetrit dhe asnjëherë se mbajnë përgjegjësinë për veten. Ka ngel peng nga politika e 30 viteve që akuzoni njëri tjetrin e nuk mbani përgjegjësi. E shikoj edhe në këtë rezolutë që pavarësisht i bashkohem thirrjes për plotësimin e vendeve vakante.

Dua të ndalem në disa pika të tjera, sepse duke marrë parasysh faktin që parlamentin është drejt mbylljes së këtij sesioni dhe  duhet të mbyllet me një arritje shumë të madhe, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave, sepse përndryshe do jemi të humbur totalisht para shqiptarëve, para elektoratit, do jemi këta deputetë qe janë totalisht të pa lidhur me elektoratin asnjë deputet nuk e shikoj të ketë një lidhje më elektoratin, por vetëm me kryetarin. Shqiptarët e kanë humbur çdo besim ndaj çdo deputeti, ndaj çdo politikani, ndaj çdo partie. Është kaq esenciale që ne të arrijmë këtë beteje. Këshilli Politik është kthyer në një arenë politikanësh që shikojnë interesin e tyre dhe vetëm kanë kapur disa avantazhe që nuk iu shërbejnë shqiptarëve në këto moment. Marrëveshjes së zgjedhores duhet t’i shtojmë elementet më të rëndësishëm që ta bëjë këtë parlament të ketë me shumë besim nga qytetarët. Ne t’i imponohemi dhe mazhorancës për ti çuar këto deri në fund, duhet të mbarojë koha kur ne nuk i japim më shpresë këtij vendi. Të futemi në zgjedhje me lista të hapura dhe çdokush të garojë me idetë e tij.  Do fitoj  qytetari dhe jo kryetari që i imponohet çdo deputeti. Do t’iu kërkoja dhe deputetëve të mos dorëzohen dhe t’a çojmë këtë kauzë deri në fund. Duhet të mbarojë koha kur nuk përfaqësojmë elektoratin, të futemi në garë me kapacitetet tona intelektuale, t’ja lëmë në dorë qytetarit për të zgjedhur kë do të fusë në parlament. Kështu rinia mund të vijë në këtë sallë, do fitojë fermeri dhe jo gangsteri, duke i qëndruar besnikë kësaj kauze i japim shpresë këtij vendi dhe e çojmë drejt rrugës evropiane.” tha Hajdari./En.Br./Fjala.al

Të fundit

‘Lajthitje politike’/ Açka ‘diagnostikon’ Metën: Iliri nuk ēshtë çështje fiqiri…

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Flutura Açka shkruan se çështja e Ilir Metës dhe e sulmeve të tij...

Erjola rrëfen dhunën e tmerrshme nga partneri: E gjeta veten në dyert e spitalit

E teksa në shtëpinë e “BBVIP” po diskutohej tema e dhunës ndaj grave, moderatorja Erjola Doçi ka rrëfyer historinë e saj të trishtë. Me lot...

Rikja tregon se kush do të marrë çmimin e madh të BBV3

E ftuar në Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të...

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu me rrebeshe në zonën e Shkodrës, reshje bore në verilindje. Era do të...

Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit dhe Inovacionit në Korçë

Ka hapur dyert për artistët dhe artdashësit Qendra e re e Artit, Kulturës dhe Inovacionit një projekt që e ka kthyer qytetin e Korçës...

Lajme të tjera

Web TV