Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kujtim Mateli: Lashtësia, ku ndaheshin kufijtë mes shqiptarëve dhe grekëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Straboni i ndan fiset epirote nga ato helene. Akarnania i përket Helladës, fiset epirote nuk i përkasin Helladës. Kjo do të thotë që epirotët nuk janë helenë

Nga Leonard Veizi

Libri i tij i fundit “Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë” kap periudha të gjera kohore nga lashtësia deri në fund të periudhës së Perandorisë Romake. Studimi mbështetet mbi burime të shumta të autorëve antikë të para pushtimit romak, por dhe të autorëve që i kanë përkitur periudhës romake. Duke sqaruar termat Iliri dhe Epir, studiuesi Kujtim Mateli, për gazetën “Fjala” thotë:

Studimi juaj i sapobotuar titullohet: “Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë”. Sipas hulumtimeve, ku janë kufijtë historikë të atij populli që sot quhet shqiptar?

Pjesa më e rëndësishme e këtij libri ka të bëjë me përcaktimin e kufijve historikë të trojeve shqiptare. Dihet që trojet ku ndodhen sot shqiptarët janë pjesa e mbetur mbas dyndjeve sllave, por dhe të atyre helene, sidomos pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe kufijtë veriorë të Ilirisë shtriheshin deri në rrjedhën e lumit Danub. Le të sjellim dëshminë e njërit prej autorëve më të njohur të antikitetit, siç është gjeografi Strabon. (Strabo, The gjeografia, Book VII, 1.1) “Në jug të Danubit janë vendosur ilirët dhe thrakët dhe të përzier me ta janë dhe disa fise kelte, deri në kufijtë e Greqisë.” Pra, në kohën e Strabonit, në shekullin e parë të lindjes së Krishtit, paraardhësit e shqiptarëve i kishin kufijtë veriorë të trojeve të tyre deri në rrjedhën e lumit Danub. Sipas Strabonit, kufijtë jugorë të shqiptarëve janë “deri në kufijtë e Greqisë.”

Ku mund të ketë qenë kufiri ndarës midis shqiptarëve dhe grekëve në këtë periudhë?

Kufirin jugor të trojeve shqiptare e kanë dhënë disa autorë: (Straboni, “Gjeografia”, libri VIII, 1(1,3) “Pas epirotëve dhe ilirëve prej helenëve janë: akarnanët, etolët, lokridasit dhe ozolët… Efori thotë se fillimi i Helladës është Akarnania nga ana e perëndimit, sepse kjo takon e para me fiset epirote”. Sipas Strabonit që i referohej një autori më të hershëm, Eforit, fillimi i Helladës shënohej me Akarnaninë, kurse Epiri dhe Iliria që i përkisnin së njëjtës etnie shtriheshin në veri të Akarnanisë. Po mund të sjellim dhe një dëshmi tjetër të rëndësishme ku kufiri midis iliro-epirotëve dhe Helladës ishte gjiri i Ambrakisë. (Straboni, Gjeografia, libri VII, (7, 4). “Polibi thotë se këto janë dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë milje. Ata që kalojnë këtë rrugë duke u nisur nga viset pranë Epidamnit dhe Apollonisë, në të djathtë kanë fiset e Epirit, që lagen prej detit të Sicilisë gjer në gjirin e Ambrakisë; nga ana e majtë kanë malet e Ilirisë, që përmendëm më sipër dhe fiset që banojnë afër këtyre gjer në Maqedoni dhe në viset e paionëve. Pastaj, duke lundruar prej gjirit të Ambrakisë e tutje, në drejtim të lindjes, vendet që janë karshi Peloponezit janë të Helladës”. Straboni përmend Polibin. Edhe Polibi (shekulli III-II para Krishtit) na thotë se në kohën e tij kufiri ndarës midis Helladës dhe fiseve epirote ishte gjiri i Ambrakisë. Pra, ky kufi, që në kohën e Strabonit ishte në perëndim të Akarnanisë dhe në kohën e Polibit ishte gjiri i Ambrakisë, na thotë se në harkun kohor nga Polibi te Straboni kufiri i Helladës ka qenë i pandryshuar. Akarnania ishte fisi më verior i Helladës.

Po në shekullin III para Krishtit, a ka pasur dëshmi që tregojnë ndarjen e territoreve midis iliro-epirotëve dhe Helladës?

Straboni i ndan fiset epirote nga ato helene. Akarnania i përket Helladës, fiset epirote nuk i përkasin Helladës. Kjo do të thotë që epirotët nuk janë helenë. Po çfarë janë epirotët? Epirotët janë pellazgë dhe që kanë në territorin e tyre kryeqytetin e Pellazgjisë që është Dodona. Kufiri ndarës midis helenëve dhe epirotëve jepet me saktësi. Territori helen shtrihej deri në perëndim të Akarnanisë. Po për ta parë se deri ku shtriheshin helenët në kohët më të hershme, i drejtohemi dhe një autori tjetër, i cili ka jetuar në shekullin VI-V para Krishtit. Skylakis Kariandensis, Lundrimi, 33. (gjeograf dhe historian grek, shek VI-V para erës sonë) “Pas Molosisë vjen Ambrakia, qytet helen, tetëdhjetë stade larg detit. Anës detit ka një mur dhe një liman shumë të bukur. Prej këtej fillon Hellada pa ndërprerje, gjer në lumin Pene dhe gjer në Homoli, qytet i Magnetisë që ndodhet anës lumit”). Skylakis na thotë të njëjtën gjë si dy autorët e tjerë. Anës detit të Ambrakisë ku ka një mur dhe një liman shumë të bukur, shënohet dhe kufiri i Helladës. Ndërmjet autorëve të antikitetit nuk ka mendime të ndryshme për sa i përket kufirit verior të Helladës. Këtë kufi e shënojnë tokat e Akarnanisë. Shohim kështu që gjatë periudhës historike para lindjes së Krishtit, Epiri nuk ka qenë pjesë e Greqisë, as ka pasur ndonjë varësi prej saj.

Lexo edhe :  "Shtëpia në ishull”, filmi që frikësoi audiencën përtej ekranit

Kur është përdorur për herë të parë termi Iliri edhe për territorin e Epirit?

Në periudhën pas pushtimit romak e, sidomos pas lindjes së Krishtit, Epiri është quajtur Iliri. Në fillim grekët i njohën banorët e Epirit dhe i quajtën barbarë, sepse gjuha e epirotëve ishte ndryshe nga ajo e helenëve. Më vonë helenët u njohën dhe me gjuhën e ilirëve dhe, ku panë se gjuha e epirotëve ishte e njëjtë me atë të ilirëve, e vendosën kufirin jugperëndimor të Ilirisë deri në Gjirin e Ambrakisë. (Apiani, Historia e Romës, 4, 1. (Shek I-II i erës sonë) “Helenët quajnë ilirë ata që banojnë mbi Maqedoninë dhe Thrakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri te lumi Ister”. Apiani përfshin brenda njësisë Iliri edhe atë popullsi që në shekujt e para Krishtit quhej Pellazgji, i cili në jugperëndim fillonte me gjirin e Ambrakisë dhe përfundonte në veriperëndim me lumin Ister.

A përcaktohen qartë kufijtë historikë të trojeve shqiptare?

Asnjë përfundim nuk mund të jetë shkencor, nëse nuk del nga analiza të hollësishme ku të përfshihet e tëra. Nuk mund të arrish në përfundime të drejta, duke kryer gërmime arkeologjike në një trevë të ngushtë. Pamë që deri në gjirin e Ambraqisë, historikisht këto territore nuk kanë qenë helene, por janë quajtur pellazge dhe ilire. Ekspeditat shqiptare me antropologët, gjuhëtarët, etnologët, arkeologët dhe historianët më të mirë të trojeve shqiptare, duhet ta marrin këtë pasuri në analiza të thelluara dhe të arrijnë në përfundime shkencore. Pa e marrë në analizë gjithë territorin historik të shqiptarëve, shkenca jonë albanologjike do të mbetet jo vetëm e gjymtuar, por edhe në përfundime sipërfaqësore që nuk janë shkencore.

Ju jeni marrë gjatë me Dodonën pellazgjike. Keni shkruar deri tani dy libra. A e pasuron ky libër me të dhëna të reja vendndodhjen e Dodonës dhe përkatësinë e saj etnike?

Dodona pellazgjike është e pandarë nga territori ku ajo ushtronte veprimtarinë e vet. Dodona nuk mund të kuptohet pa Epirin pellazgjik. Çdo studim historik mbi trevat jugore të Shqipërisë e ka të pashmangshëm edhe përfshirjen e Dodonës. Po Dodona ndodhet skajshmërisht e deformuar si në pikëpamje të etnisë, ashtu dhe për vendndodhjen e saj. Duke e vendosur Dodonën në vendin e gabuar: në jugperëndim të Janinës, manipuluesit e saj e kanë pasur më të lehtë të ndryshojnë edhe etninë e saj, nga pellazge ta bëjnë helene. Në të vërtetë Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit, aty ku në fillim kanë qenë kufijtë ndarës të atij territori që quhej Pellazgji me atë territor që quhej Iliri. E thënë më ndryshe. Dodona aq sa ka qenë një krijim i asaj popullsie në jug të saj që quhej Pellazgji, aq ka qenë dhe krijim i asaj popullsie në veri të saj që quhej Iliri. Nëse Dodona do të shkojë në vendndodhjen e saj të vërtetë, atëherë do të shpjegohen shkencërisht raportet midis pellazgëve dhe ilirëve, si dhe përkatësia etnike e Dodonës.

Për momentin institucionet akademike kanë rënë në letargji për sa u përket këtyre çështjeve historike. A keni një mesazh?

Institucionet akademike shqiptare dhe, në veçanti, Akademia e Studimeve Albanologjike duhet të ngrihen në lartësinë që kërkojnë shqiptarët dhe t`u japë përgjigje të paktën dy pyetjeve që kam shtruar. Deri më sot ata vetëm kanë heshtur përballë dhjetëra pyetjeve që opinioni publik shqiptar ka ngritur para tyre. Ju falënderoj për intervistën.

Mbi institucionet akademike të Tiranës bien shumë pikëpyetje që ata duhet t`u japin përgjigje. Pa këto përgjigje vihet në dyshim edhe ekzistenca e tyre. Po bëj vetëm dy pyetje:
1- Pse nuk janë kryer gërmime arkeologjike në trevën e Përmetit, ku përreth qytetit të Këlcyrës ndodhen tri kala antike dhe kalaja antike e Këlcyrës që prej 9 vitesh, nëpërmjet dy librave studimorë, është pretenduar si vendndodhja e Dodonës pellazgjike?

2- Pse mbani qëndrim indiferent ndaj asaj popullsie që quhej pellazge. Epiri ka qenë zemra e Pellazgjisë, se kishte në territorin e vet Dodonën që të gjithë autorët antikë e kanë përmendur me përcaktorin Dodona pellazge. Jugu i Pellazgjisë përfshinte territorin ku u vendosën helenët në shekujt e para Krishtit, e pranuar kjo tezë nga shumica e autorëve antikë, të cilët thonë se kur erdhëm në këto troje gjetëm atë popullsi që quhej pellazge. Epiri është territori i Pellazgjisë së mbetur pas dyndjeve helene. Pse nuk shikohet Epiri në të gjithë kornizën e tij historike: si pjesë e Pellazgjisë në shekujt e para Krishtit dhe si pjesë e Ilirisë në shekujt e pas Krishtit? Kujt i lihet ajo trashëgimi historike me kryeqendër Dodonën, që përbën shkallën më të lartë të qytetërimit të antikitetit dhe bërthamën e qytetërimit të sotëm evropian?!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Përplasje e fortë në studio mes Vangjelit dhe Nokës: Pusho të flas un

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e...

Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën

Juristi Ylli Manjani tha se kryeministri i vendit po luan një lojë politike ekselente, sa i takon mënyrës se si ai e shet tek...

Mesazhet shantazhuese/ Bardhi: Lidhen me përgjimet që disponoj nga Sky Ecc

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme mesazhet shantazhuese që i kanë ardhur në aplikacionin “Signal”.  I ftuar...

Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS: Unë nuk jam nga ata që kam frikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për një emision televiziv për të diskutuar rreth aksionit...

Plas debati në studio, Curri i kthehet Nokës: Do ikni të hënën

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të...

Lajme të tjera

Web TV