test

Gjendet i pajetë me plumb në kokë djali i Nikita Hrushov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sergei Hrushov, djali i udhëheqësit sovjetik të epokës së Luftës së Ftohtë, Nikita Hrushov, i cili u bë qytetar amerikan në 1999, është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij në Rhode Island, bëjnë me dije autoritetet vendase.

84-vjeçari kishte një plagë me armë zjarri në kokë, sipas Joseph Wendelken, një zëdhënës i zyrës së ekzaminuesit mjekësor shtetëror.

Dyshimet paraprake janë se ngjarja ka të bëjë me një vetëvrasje. Ai u gjet i pajetë nga gruaja e tij, e cila njoftoi menjëherë policinë. Sipas autoriteteve vendase, hetimet janë mbyllur dhe nuk është ngritur asnjë kallëzim penal.

Sergei Hrushov ishte një shkencëtar rakete në Bashkimin Sovjetik dhe u transferua në Rhode Island në 1991 për të dhënë leksione për Luftën e Ftohtë në Universitetin Brown. Ai dhe gruaja e tij, Valentina, u bënë shtetas të natyralizuar të SHBA në korrik 1999.

“Ndihem si një i porsalindur. Është fillimi i një jete të re” tha Sergei Hrushov për Associated Press, pasi bëri betimin për nënshtetësi brenda një auditori të shkollës Katolike Romake.

Në një intervistë tjetër, ai tha se shpresonte që babai i tij, i cili vdiq në 1971, do të ishte mbështetës i shtetësisë së tij amerikane.

Burimi: Associated Press /En.Br./Fjala.al

Të fundit

Të njohurat dhe të panjohura e paktit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un thanë se partneriteti i ri strategjik...

Zhvillimet në PD/ Gjekmarkaj: Të gjejmë modusin të mos përjashtojmë njëri-tjetrin

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha nga studio e “Open” në News24 se pas vendimit të Gjykatës së Apelit sot kemi vetëm një Parti...

“Hysaj ka bërë dje vetëm një gabim”, Josa analizon mbrojtjen

Trajneri i njohur, Mirel Josa ishte i ftuar në “Euro 24”, në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ku analizoi mbrojtjen...

E rëndë në Itali/ Punëtori shqiptar plagoset me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Itali në Via Mulino da Capo di Giulianova. Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga një...

Sa nxehtësi mund të durojë trupi i njeriut?

Vdekjet nga nxehtësia janë bërë mjaft të zakonshme dhe ndërsa bota nxehet, mund të bëhen edhe më të zakoshme nëse nuk zhvillohet një plan...

Lajme të tjera

Web TV