“Tradhtoi dashurinë”, flet Adjola: E njoh Sebastianin, ja si e dorëzova Billën te hasmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi tronditës i biznesmenit Hekuran Billa, i cili u vra më 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit.

Uniformat blu bëjnë me dije se Adjola Lakra e dashura e biznesmenit dyshohet se ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Billës. 26-vjeçarja nga Berati dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim në zonën e Komunës së Parisit ku dhe po e prisnin vrasësit.

Sipas dëshmisë të siguruar nga News24, Lakra ka pranuar krimin para hetuesve të çështjes, ndërsa ka treguar se ishte njohur me 40-vjeçarin një vit më parë. Ajo ka treguar se është njohur nga Sebastian Mali i cili i ka ofruar asaj para për të krijuar miqësi me Hekuran Billën.

“Me Sebastian Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Lidhur me atentatin ndaj Hekuran Billës më 11 qershor te zona e “Komunës së Parisit” në kryeqytet, më herët janë arrestuar Viktor Marku (i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes) dhe Seabastian Mali (nipi i Viktor Markut).

Mësohet se në kërkim është dhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka ndihmuar Viktor Markun të largohet nga vendngjarja.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje për hakmarrje, pasi Viktor Marku është vëllai i Prel Markut të vrarë në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Lajme të tjera

Web TV