Zbulohet skema e autorëve, Hekuran Billa u nxor në pritë nga e dashura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestim i i Adjola Lakras, 26-vjeçe, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se ajo ka qenë e dashura e Billës prej dy vitesh dhe mësohet se ka qenë pikërisht ajo që e ka nxjerrë në pritë mbrëmjen e 11 qershorit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, kjo gjë është zbuluar nga tabulatët telefonikë dhe nga kamerat e sigurisë.

Ajo ka informuar autorët për lëvizjet e Hekuran Billës. Më konkretisht ka sinjalizuar Sebastian Malin në momentin që Billa i është afruar kryqëzimit që ndodhet pranë qendrës tregtare, ndërsa ky i fundit Markun, i cili ka kryer ekzekutimin. 26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisiti, aty ku po e prisnin vrasësit.

Lidhur me atentatin ndaj Hekuran Billës më 11 qershor te zona e “Komunës së Parisit” në kryeqytet, më herët janë arrestuar Viktor Marku (i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes) dhe Seabastian Mali (nipi i Viktor Markut).

Mësohet se në kërkim është dhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka ndihmuar Viktor Markun të largohet nga vendngjarja.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje për hakmarrje, pasi Viktor Marku është vëllai i Prel Markut të vrarë në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Begaj-Osmanit: Duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin, por edhe ndërkombëtarët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj thotë se Shqipëria është avokate e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në...

Statuti i ri/ Meta përjashton bashkëshorten nga partia

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, analizoi dje “gjendjen në parti” ku premtoi se nuk do ketë më nepotizëm dhe gjithashtu theksoi se...

Rënia e bujqësisë dhe industrisë rrezikon 54% të të punësuarve në vend në sektorin privat

Industria dhe bujqësia janë dy sektorët që kanë shënuar ecurinë më negative gjatë vitit që sapo lamë pas. INSTAT raporti në të dhënat e...

Mos harroni çadrat/ Moti merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik...

Lajme të tjera

Web TV