Gjashtë emigrantë kanë humbur jetën jashtë Libisë për shkak se varka me të cilën po udhëtonin u përmbys në det.
Lajmin e ka dhënë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, e cila bën me dije dhe se 93 të tjerë u kthyen në Kohms nga Garda Bregdetare e vendit afrikan. Gjithashtu mësohet se midis tyre ishte edhe një grua që lindi një fëmijë në bord. Të gjithë emigrantët e sjellë në breg të detit janë lënë të lirë.
Alarm Phone informon se “ata njerëz, të cilët na kishin thirrur ne, mund të ishin shpëtuar nga Mediterranea Saving Humans, por u kapën nga aleatët libianë të Evropës. 93 njerëz dhe foshnja e lindur në det u kthyen në Libi, një zonë lufte dhe gjashtë vdiqën “.
/En.Br./Fjala.al