Rreth 10 milionë të prekur nga virusi në të gjithë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri në rang botëror i infeksioneve me koronavirus po arrin në 10 milionë. Universiteti Johns Hopkins raportoi mëngjesin e së shtunës më shumë se 9.8 milionë raste që prej fillimit të pandemisë. SHBA vazhdon të udhëheqë për nga numri i të prekurve me COVID-19 me më shumë se 2.4 milionë, ndjekur nga Brazili me 1.2 milion raste. Rusia renditet në vendin e tretë me më shumë se 600 mijë të infektuar.

Gjithashtu SHBA renditet e para në botë për nga numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit me 125.039, që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të pandemisë koronavirusit një gjykatëse federale amerikane urdhëruar administratën e Presidentit Donald Trump të lirojë fëmijët dhe prindërit e tyre të cilët janë mbajtur për më shumë se 20 ditë në tre qendra të paraburgimi në Teksas dhe Pensilvani.

Gjykatësja Dolly Gee shkruante se qendrat “janë” në zjarr” dhe nuk ka më kohë për masa “gjysmake”. Të premten SHBA vendosi një tjetër rekord ditor për sa i takon numrit të raste të reja me koronavirus, duke tejkaluar për herë të parë 40,000 të prekur.

Rritja e numrit të të infektuarve bëri që shtete si Florida dhe Teksasi të njoftojnë rimbylljen e bareve dhe vendosjen e masa kufizuese të reja në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit. Të premten grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë që menaxhon përpjekjet kundër pandemisë zhvilloi konferencën e parë publike pas gati dy muajsh. Presidenti Trump nuk mori pjesë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur të premten se nevojiten më shumë se 30 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm për të zhvilluar dhe prodhuar teste kundër COVID-19, vaksina e trajtime të tjera./VOA

Të fundit

E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin?

"Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ato do të lirohen së shpejti," ka njoftuar Donald Trump...

Varësia nga duhani, propozohet ulja e nivelit të nikotinës në cigare në SHBA

Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të prodhuar cigare që shkaktojnë më pak varësi, duke kufizuar nivelin e nikotinës. Megjithatë, ky synim,...

Rrëzohet avioni stërvitor në Iran, tre persona humbën jetën

Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm,...

Veliaj:Nuk ka forcë në botë të më ndalojë të bëj fushatë për fitoren e PS-së dhe Ramës

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë transformuese që i bashkon njerëzit...

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri/ Avokati: Kanë bërë masakra në vendin tonë!

‘Greqia ka bërë masakra në vendin tonë, ndërsa shqiptarët emigruan në Greqi dhe e ndërtuan atë vend’, kështu është shprehur avokati Zaçe Islami. I ftuar mbrëmjen e...

Lajme të tjera

Web TV