Vota e emigrantëve/Civici u kthehet atyre që e kritikuan: Emigrantët të kenë përfaqësuesit e tyre në kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është një ndër dy vendet e vetme anëtare të Këshillit të Evropës që nuk ka gjetur një zgjidhje për votën e shtetasve të saj që jetojnë jashtë territorit.

Ministria e Diasporës, një dikaster rishtar në qeveri, që nga viti 2017, pas 3 vitesh ka një projekt konkret për sigurimin e votimit të emigrantëve, një e drejtë kushtetuese që u është mohuar deri më sot.

Debati për votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, është një debat i kahershëm që prej proceseve zgjedhore të para të demokracisë, kur epiteti emigrant nisi të shënjonte fatin e mijërave  shqiptarëve.

Kujtojmë se i pari person zyrtar që del hapur kundër votës së emigrantëve është profesori i ekonomisë Adrian Civici. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Civici deklaroi se derisa ata nuk paguajnë taksa nuk mund të jenë votues.

Lidhur me këtë deklaratë e cila ka pasur reagime të shumta kundër, vetë Civici e komentuar me anë të një postimi në Facebook ku ka bërë dhe një sqarim lidhur me të.

Ai kërkon që ajo që ai ka thënë të mos keqinterpretohet sepse siç shprehet vetë profesori ekonomisë nuk mendon që ata nuk duhet të votojnë, por varianti më i mirë është që diaspora të ketë përfaqësuesit e vet në Parlament që ti zgjedhë direkt.

“Të nderuar miq….ju lutem mos e keqkuptoni dhe keq interpretoni atë çka kam thënë në lidhje me votën e diasporës apo shqiptarëve në emigracion…nuk mendoj aspak që ata nuk duhet të votojnë por mendoj se varianti më i mirë është që diaspora të ketë përfaqësuesit e vet në Parlament që ti zgjedhë direkt…të ketë 10 apo 20 deputetë nga rradhët e saj… deputetë që të kenë peshë reale politike në Parlament….dhe të mos votojë thjesht emra nga listat e mbyllura të partive…emra që as i njeh dhe as ka asnjë lidhje…në këtë kuptim e kam thënë çështjen që duhet të votojnë vetëm ata që janë shtetas shqiptarë..banojnë..punojnë e paguajnë taksa në Shqipëri….faleminderit për mirëkuptimin…”, shkruan Civici.

Lexo edhe :  Meta probleme me drejtësinë? Analisti thumbon ish-presidentin:Pa qenë i pandehur nga SPAK

Më herët i pyetur çfarë mendimi keni për votimet e emigrantëve. Ata nuk paguajnë taksa, dhe vijnë këtu të vendosin për ata që do na qeverisin, profesori Civici tha se: “Edhe unë e mendoj që kështu duhet të jetë, mirë ai që ka ikur përkohësisht, ka familjen dhe është i lidhur me vendin por një pjesë e madhe që janë në emigracion definitiv nuk kanë lidhje me Shqipërinë.

Unë nuk e di si mund të organizohen 2 milion veta që të votojnë kur ne 2 milion jemi këtu dhe më pak. Mua do më pëlqente një formulë që e kanë bërë vende si Shqipëria që kanë nivel të lartë emigracioni që emigracioni voton vetë dhe ka deputetët e tij në parlament”.

Kujtojmë se emigrantët janë një komunitet i madh që mund ta kalojë 1-milionëshin, megjithëse shteti shqiptar nuk ka shifra zyrtare për këtë dhe ka një peshë po ashtu të madhe në listën e votuesve, gati gjysmën e tyre, siç pranon ministri Pandeli Majko.

Por vota e tyre vijon t’i mungojë demokracisë shqiptare dhe janë cilësuar një forcë e madhe e mbajtjes në ekuilibër të ekonomisë shqiptare në vitet e vështira të tranzicionit me anë të remitancave të tyre.

Socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 duke premtuar realizimin e të drejtës së votës për emigrantët, por 7 vite më pas, në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2021, nuk ka akoma një projekt konkret nga mazhoranca dhe nga komisioni i reformës zgjedhore për ta mundësuar realisht këtë gjë.

Dy ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit të Diasporës, ministri Pandeli Majko ishte këmbëngulës në kërkesën e tij për këtë projekt, për të cilin duket se ai ka punuar që në vitin e parë të marrjes së detyrës si ministër i Diasporës, gjë që e fakton edhe një studim i vitit 2018, ku detajohen problematikat dhe mundësitë e votimit të emigrantëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ulja e temperaturave rikthen reshjet e dëborës, Qafë Thora ‘pushtohet’ nga bardhësia

Ulja e temperaturave në 24 orët e fundit ka rikthyer reshjet e dëborës në Qafë Thore. Gjatë mëngjesit të sotëm,...

Zona e lirë ekonomike/ Në Tiranë po ndërtohet “TEDA”, 7 mijë vende të reja pune

Tirana është bashkia e parë që krijon një zonë të lirë ekonomike Bashkia e kryeqytetit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nënshkruan marrëveshjen e...

Rasti “Meta”, Vojo dhe urgjenca e Ligjit për Partitë Politike

Nga Ben Andoni Ish-presidenti i vendit Ilir Meta, kryetar dhe së shpejti mëtuesi kryesor për president i PL-së, një partie realizuar për pak orë, ngritur...

PS tre mandate në pushtet, i dërguari i SHBA: Me kënaqësi presim zgjedhjet e ardhshme

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner gjatë një interviste për ”Zërin e Amerikës”, tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk...

Pija “magjike” që ka bërë bujë! Gratë dëshmojnë se duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu...

Lajme të tjera

Web TV