Ish-ministri Financave, Arben Malaj ka marrë në mbrojtje deputetin e PS-së, Musa Ulqinin.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Malaj deklaron se Musa Ulqini është njeriu më i ndershëm në PS.
Komenti i Malajt vjen për shkak të një video-je denigruese që është shpërndarë në media dhe rrjete sociale .
Malaj thotë se analistet nuk duhet të vihen ne gare kush denigron një individ. Kjo rëndon psikologjikisht gjithë familjen e tij thekson Malaj.
“Musa Ulqini nuk ka synuar kurrë pushtet absolut. Musa Ulqini nuk është hajdut, nuk është i paditur dhe nuk është arrogante. Musai nuk ka synuar kurrë mandate politike e publike të pa merituara. Musai ka preferuar gjithmonë sfidën e garave dhe jo zvarranikun,” shkruan mes të tjerave Malaj.
Postimi i plotë i Musa Ulqin
Kjo video duhet nderprere ne shperndarjet denigruese ndaj Musa Ulqinit. Analistet te mos vihen ne gare kush denigron nje individ.Kjo rendon psikologjisht gjithe familjen e tij.
Musa Ulqini mund te jete nje idealist, mund te jete nje utopist, por Musa Ulqini nuk ka asnje nga vesen qe ka nje pjese e vogel e kupoles se larte te Partise Socialiste dhe Qeverise Rama.
Musa Ulqini nuk ka synuar kurre pushtet absolut. Musa Ulqini nuk eshte hajdut, nuk eshte i paditur dhe nuk eshte arrogante. Musai nuk ka synuar kurre mandate politike e publike te pa merituara. Musai ka prefereruar gjithmon sfiden e garave dhe jo zvarranikun. Arbeni