Poloni, mbahet raundi i parë për zgjedhjet presidenciale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Polakët votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe Presidenti Andrzej Duda ka një epërsi prej dhjetë pikësh ndaj kryebashkiakut të Varshavës , Rafal Trzaskowski .

Nëse rizgjidhet, Duda do forcojë regjimin nacionalist. Regjimi i ri mund t’i japi fund demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit, si dhe tërheqjen e Polonisë nga BE.

Në favor të Trzaskowski do të votojnë miliona polakë që aspirojnë të rimarrin demokracinë.

Meqenëse është e vështirë për çdo kandidat të marrë më shumë se 50% të votave në raundin e parë, Duda dhe Trzaskowski do të përballen me njëri-tjetrin më 12 korrik.

Në këtë raund të dytë mundësitë e kryetarit të bashkisë së Varshavës do të rriten sepse është e mundur që ai të marrë votën e kandidatëve të tjerë, të gjithë kundërshtarë me qeverinë aktuale.

Andrzej Duda e ka mbështetur fushatën e tij jo vetëm në propozime konservatore, por edhe homofobe, duke hedhur poshtë, për shembull, të drejtat e barabarta të komunitetit LGBTI me një leksik shumë agresiv. Duda e konsideron këtë grup si “një plagë më të keqe se bolshevikët” që kërcënojnë të shkatërrojë familjen.

Përkundrazi, Trzaskowski liberal dhe kandidatët e tjerë të opozitës kanë shprehur refuzimin e tyre të hapur të retorikës nacionaliste.

Shumë polakë janë plotësisht të vetëdijshëm për domethënien e zgjedhjeve presidenciale, padyshim më të rëndësishmet që kur partia nacionaliste “Ligji dhe Drejtësia” morën pushtetin pesë vjet më parë, përkundër faktit se në Poloni presidentit i mungojnë kompetencat ekzekutive siç bëjnë vendet e tjera me sistem presidencial.

Gjatë pesë viteve të fundit, Presidenti Andrzej Duda nuk ka shfrytëzuar veton në asnjë rast thelbësor dhe është duke vepruar si “noter i thjeshtë” i qeverisë nacionaliste.

Lexo edhe :  OKB publikon raportin: 90 përqind e ndërtesave në Gaza janë shkatërruar

Sidoqoftë, një president që nuk jep shenja për një sjellje autoritare nacionaliste mund të vendosë veton ndaj ligjeve dhe kështu të bllokojë në mënyrë efektive çdo legjislacion.

Burimi: Lavanguardia, përshtati: Fjala.al

la.mi/

Të fundit

Sa është vlera e financimit?/ Rinovohet deri në 2030 marrëveshja me USAID

Qeveria Shqiptare ka nënshkruar sot rinovimin e marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara...

Një dëshirë e realizuar dhe sqarim i debateve. Ja çfarë do të ndodhë sonte në ”BBV 3”

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më...

SHBA paralajmëron sanksione të reja kundër Iranit

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen thotë se SHBA pret të godasë Iranin me sanksione të reja “në ditët në vijim” pas sulmit të...

Beleri i burgosur, eurodeputet? Frrok Çupi: Goditja e radhës që Greqia i jep Evropës

Kandidimin e Fredi Belerit për eurodeputet në Parlamentin Evropian, analisti Frrok Çupi e sheh si një goditje të radhës që Greqia i jep Evropës. Në...

Qendër e re administrimi në Vaqarr/ Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat

Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative. Kryeministri Edi Rama thotë se qendra do të operojë si një hapësirë multifunksionale për të...

Lajme të tjera

Web TV