Me kampionatin skocez të mbyllur dhe titullin te Celtic, Glasgow Rangers po përgatit sezonin në Europa League, ku do të jetë protagoniste këtë verë. Pasi dështoi me një shqiptar si Eros Grezda të cilin e ktheu te Osijek, tani armata e trajnerit Steven Gerrard po pëlqen gjithmonë e më shumë një shqiptar tjetër.
Florian Kamberi me fanelën e Blues të Skocisë po bind edhe më skeptikët dhe huazimi nga Hibernians do të shtyhet. 25 vjeçari i lindur në Zurich, dhe që ka përfaqësuar ekipet e moshave të Zvicrës, tani është future gjithashtu në dilemë për të luajtur me helvetikët, apo për të shkuar te Shqipëria apo Kosova. Fanela kuqezi është ajo që sipas mediave, po rëndon më shumë në “peshore”.
Ndërkohë në aspektin profesionial me klubin e Rangers, Kamberi do të jetë gati kur Glasgow i Steven Gerrard të luajë me Bayer Leverkusen në Europa League, në qendër të sulmit të ishullorëve…