Denaj: Bizneset me xhiro deri në 10 mln lekë nuk do të ketë TVSH

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zgjodhi Korçën për të dhënë lajmin që presin bizneset e vogla. Me vendim të Ministrisë së Financave përjashtohen bizneset e vogla nga pagesa e tatimit fitimit dhe të TVSH-së. Për 10 vitet e ardhshme bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim, ndërsa sa i takon TVSH-së pragu i ri do të jetë 10 milionë lekë. Fillimisht kryeministri premtoi heqje totale për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë, por ekspertët ofruan një tjetër zgjidhje.

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se vendimi hyn në fuqi këtë vit.

“Biznesi i vogël për 10 vitet e ardhshme nuk do të ketë tatim fitimi dhe pragu i TVSH është rritur nga 2 milionë në 10 milionë lekë xhiro në vit. Pra biznesi i vogël duke filluar nga ky vit nuk do të mund të paguajë asgjë për pushtetin qendror”

Teksa zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë me në fokus problematikat e biznesit, ministrja foli edhe për amnistinë fiskale, si një mundësi e bizneseve për të hequr bilancet e dyfishta dhe për të formalizuar aktivitetin e tyre.

“Amnistia fiskale do te dalë për aprovim brenda muajit Korrik dhe zbatimi i tij do të jetë për një kohë të caktuar 9 muaj deri në 12 muaj sipas aprovimit që do të bëhet në aktin normativ dhe me tej me aprovimin në parlament. Është e nevojshme për ta adresuar amnistinë në fokus të bizneseve dhe kërkesat e tyre. Ministria e Financave dhe Ekonomisë prej kohesh ka nisur disa programe të cilat lidhen me formalizimin e Ekonomisë. Prej 1 viti kemi folur për fiskalizimin,me biznesin ne një format të hapur për formalizimin e ekonomisë dhe bizneseve. Ky është një proces që nëpërmjet fiskalizimit ne synojmë në mënyrë të standardizuar dhe nëpërmjet sistemeve një marrje informacioni në kohen reale dhe marrëdhënia me bizneset për tu formalizuar do të ndjekë trajektoren e saj, duke filluar nga viti i kaluar por ai do të quhet vit 0. Derisa të jetë ai proces i ezauruar në këtë përgatitjen e sistemeve të ligjeve unë do ftoja të gjithë bizneset që amnistinë ta shfrytëzojnë si një mundësi për të arritur te viti 0. Ne 30 vjet ekonomi të hapur,ne kemi pasur situata ku biznese të ndershme kanë lejuar vetveten të krijojnë pasqyra financiare joreale. E shohim si një vit qe amnistia fiskale do ndihmoje bizneset dhe individët të koordinojnë bilancet dhe ti sjellin ato në një për të pasur mundësi që edhe fiskalizimi dhe amnistia te ndërthuren si një marrëdhënie për të përmirësuar marrëdhënien me shtetin”, sqaroi ministrja e Financave.

Lexo edhe :  U vra në mes të Athinës/ Nëna e 34-vjeçarit shqiptar shpërthen në lot dhe e qan me fjalë (Video)

Jashtë vëmendjes nuk ka qenë as situata e pandemisë, ku ministrja tha se nuk do të ketë një paketë të tretë pagash por po shikohen mundësitë për ri-punësimin e qytetarëve dhe dhënien e granteve për bizneset

 

 

Bo.Ba/fjala.al


Të fundit

Sarandë/ Rrëzohet nga 2 metra lartësi 17-vjeçari, transportohet me helikopter në Tiranë

  Një 17-vjeçar është dëmtuar rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej 2 metrash në fshatin Shelegar të Sarandës. I...

Virusi i ri “frikëson” Evropën, Shqipëria ndalon importimin e shpendëve dhe nënprodukteve të tyre

Qeveria ka ndaluar importimin e shpendëve të gjallë dhe të therur, si dhe nënprodukteve të tyre nga 15 shtete të Europës, si dhe Izraeli. Urdhri...

Rama i jep lamtumirën Pirro Manit: Ishte ustai i madh i skenës teatrore, pa të, kultura dhe arti do ishin shumë më të varfër!

  Kryeministri Edi Rama shpreh ngushëllime për largimin nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Pirro Mani, në moshën 89-vjeçare. Rama shkruan në “Facebook” se...

Vrasje për hakmarrje në Vlorë/ Shkëlzen Velajt, në 2015 i vranë vëllanë, konfliktet mes familjeve

Vlora u trondit në mesnatë nga një tjetër atentat.  Viktimë mbeti Shkëlzen Velaj vëllai i të cilit ishte vrarë 6 vjet më parë në...

Vizita në Turqi/ Klosi jep detaje: Vijojmë shkëmbimet dhe marrëdhëniet ndërmjet institucioneve tona

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka dhënë detaje për vizitën dy ditore të delegacionit qeveritar shqiptar në Turqi, i cili ka mbërritur dje. Në një...

Lajme të tjera

Web TV