Drejtësia Ndërkombëtare me dy standarde/Thaçi: Ka mbetur t’i kërkojmë falje Serbisë për të zhdukurit tanë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi Drejtësia Ndërkombëtare duket se është me dy standarte, ku sipas tij Serbia është e “përkëdhelura” e tyre.

Thaçi i prekur nga aktakuzat u shpreh se nuk thuhet asnjë fjalë për krimet e luftës nga ana e serbëve, e ndërsa për Kosovën prej 21 vitesh vijojnë hetimet.

Gjatë fjalës së tij, ajo çka ra në sy më së shumti ishte fjalia ku Thaçi u dëgjua të thoshte “ka mbetur që t’i kërkojmë dalje Serbisë për të zhdukurit tanë“.

Fjala e plotë

“Mbi 2 dekada i kam mbështetur iniciativat për ngritje gjykata. Ky parim mbetet i njëjta edhe sot ku jam unë që Hashim Thaçi do të përballet me një gjykatë që kam dhënë mbështetjen politike. Atëherë kishim përballë vetëm 2 rrugë, ecjes përpara në aleancë me SHBA dhe BE dhe e dyta që kjo çështje t’i lihet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku kanë ndikim vendet që janë kundër pavarësisë së Kosovës.

Vendimi im ishte strategjik në përputhje me vizionin për Kosovë dhe jo për përfitime ditore e politike. Kush thotë se jam bërë pengesë e sabotues i gjykatës është i keqinformuar dhe tendencioz, Dikush duhet të bëjë bilancin e hetimeve për krimet e luftës në Kosovë, do isha i lumtur nëse drejtësia ndërkombëtare do të aplikonte standarde të barabarta mes Kosovës dhe Serbisë për krimet e luftës, fatkeqësisht jo vetëm që nuk e shoh këtë, por shoh të kundërtën, Sot Serbia ecën në rrugën e negocimeve në BE, ne nuk kemi të drejtën për lëvizjen e lirë.

Nuk shoh komplot kundër Kosovës, por është fakt diferenca mes Kosovës dhe Serbisë. Padyshim edhe ne kemi gabimet, unë i pari dhe krejt udhëheqësit në Ksovë që nuk kemi arritur të ruajnë kohezionin politik, por kjo nuk e justifikon që në 21 Kosova ballafaqohet me krimet e luftës ndryshe në Serbi. Këtë heshtje të Serbisë e bën më të rëndë heshtja e ndërkombëtarëve, jam angazhuar për paqe me Serbinë, por nuk pranojë që për eshtrat e vrara nga serbët të mos kenë heshtja, mos duhet që të kërkojmë falje për të zhdukurit tanë”, tha Thaçi.

Lexo edhe :  Mirëbesimi i palëkundur midis Ankarasë dhe Beogradit

 

 

Bo.Ba/fjala.al


Të fundit

Ujësjellësit, mrekullitë inxhinierike që shkonin kudo ku shkonte Roma

Nga gjithë veprat inxhinierike të lashtësisë, ujësjellësit romakë janë ndër më të jashtëzakonshmit. Zakonisht, qytetet e lashta ngriheshin pranë...

Johan Sebastian Bah, “Babai” i muzikës që vdiq i verbër duke kompozuar

Johan Sebastian Bah lindi më 21 mars 1685 në Eisenach; dhe u nda nga jeta më 28 korrik 1750 në Leipzig. Njihet si “babai” i...

Anastas Angjeli & Adrian Civici/ “PËRBALLË KRIZËS – Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”

Botimi i një libri të ri, aq më tepër një libri që analizon në këndvështrimin akademik e shkencor realitetin dhe sfidat më të rëndësishme...

Sulmi Nazist mbi Rusinë, Stalini nxjerr urdhrin: Dezertorët pushkatohen

Në korrikun e vitit 1942, gjatë Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin shpall urdhërin nr. 227 në përgjigje të përparimit të trupave...

“Njeriu Kennewick”, fosili 9 mijë vjeçar që hapi debatet e mëdha në Amerikë

Eshtrat e një njeriu parahistorik gjenden në afërsi të qytetit Kennewick, shteti Washington. Sot ato janë të njohura si Eshtrat e Njeriut Kennewick. Analizat...

Lajme të tjera

Web TV