Legjionarët, fundjavë e kënaqshme kuqezi, gola dhe fitore në Evropë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Spikat Sadiku në Spanjë, triumfe edhe për Gjimshitin dhe Hysajn, barazim për Kumbullën. Armando Sadiku ka shënuar një tjetër gol në Spanjë me Malagën, duke iu afruar rekordit të klubit me më shumë gola të shënuar këtë sezon.

Në përgjithësi ka qenë një fundjava kuqezi kryesisht pozitive për futbollistët shqiptarë anembanë Evropës. Kështu, fundjava kuqezi ka qenë kryesisht pozitive për futbollistët shqiptarë anembanë kontinentit të vjetër dhe midis tyre spikati Armando Sadiku, i cili ka shkëlqyer sërish në Ligën e 2-të Spanjolle me Malagën.

Sulmuesi kuqezi realizoi golin e dytë për andaluzianët në takimin e javës së 36-të kundër Hironës, kur shfrytëzoi saktë harkim një harkim nga e majta, duke goditur saktësisht me kokë në minutën e 49-ë. Ky është goli i 13-ë sezonal me Malagën në kampionat me Sadikun dhe ndodhet vetëm një gol larg rekordit të më shumë golave të realizuar nga një lojtar i Malagës në një sezon. Bashkë me Sadikun, në këtë takim u aktivizua edhe Keidi Bare, ndërsa duhet theksuar se të dy kuqezinjtë u ndëshkuan me karton të verdhë.

Ndërkaq, fitore arriti në Itali edhe Berat Gjimshiti, i cili luajti në 45 minutat e para të triumfit 3-2 që Atalanta arriti në fushën e Udinezes. Kjo fitore e mban skuadrën e shqiptarit në vallen për një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Po në Itali, Elseid Hysaj ishte titullar në fitoren 3-1 që Napoli arriti ndaj SPAL-it, ndërsa Marash Kumbulla luajti për 45 minuta në barazimin 3-3 që Verona e tij mori ndaj Sasuolos. Sa i përket futbollistit kuqezi të Veronës, janë shtuar zërat që flasin për një marrëveshje të mundshme midis klubit aktual të Kumbullës dhe Lacios.

Sipas këtyre zërave, të dy klubet që kanë arritur një mirëkuptim në kufijtë e 20 milionë eurove për transferimin. Një tjetër futbollist kuqezi, Sokol Cikalleshi, ka qenë titullar me skuadrën e tij, Akhisarsporin, në takimin kundër Umraniesporit, takim i vlefshëm për kategorinë e dytë të futbollit turk.

Ai shkoi dëm mundësinë ta ë zhbllokonte takimin në minutën e 40-të, pasi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Skuadra e tij arriti sidoqoftë të merrte një fitore minimale që e mban në valle për ngjitjen në Superligën turne.

Cikalleshi ka realizuar 8 gola në 23 ndeshje gjatë këtij sezoni në nivelin e dytë të futbollit turk. Në Zvicër, këmbana turke po bien për futbollistin kuqezi, Taulant Xhaka, për të cilin raportohet se interesohet gjigantja stambollite, Fenerbahçe. Xhaka aktualisht është kapiteni i Bazelit.

Një tjetër futbollist kuqezi, Florian Kamberi, ka sqaruar të ardhmen, pasi klubi që zotëron kartonin e tij, Gllasgou Rejnxhërs, ka vendosur ta lërë të huazuar tek skuadar tjetër skoceze, Hibernians.


Të fundit

E zuri poshtë depozita, ndërron jetë 54-vjeçarja në Tiranë

Një 54-vjeçare ka humbur jetën pasi e ka zënë poshtë depozita e ujit. Policia njofton se në Kodër-Mëzes, Kashar, në...

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer në një lidhje dashurie?

Dy aktorët e serialit të famshëm “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schëimmer thuhet se po dalin bashkë. Aktorët, të cilët kanë interpretuar Rachel Green dhe...

Zjarret në vend, Peleshi: Kemi ende 9 vatra zjarri aktive, kritikja është në Kukës

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një prononcim për mediat, ka treguar se Gadishulli i Karaburunit, nuk ka asnjë vatër zjarri aktive. Megjithatë ai...

Shfaqte gjirin që rridhte qumësht/ Instagrami heq posterin e filmit të ri të Almodovar

Instagrami ka vendosur të heq, pasi ka cilësuar si të papërshtashëm posterin e filmit të ri të Pedro Almodovar ku luan protagonistja e njohur...

Alarm i kuq në Tunizi/ Temperaturat rriten më 49 gradë celsius

Autoritetet tuniziane janë në gatishmëri për shkak të valës historike të të nxehtit që ka prekur pjesën veriore të vendit. Instituti Meteorologjik në vend...

Lajme të tjera

Web TV