Programi i PD-së për ekonominë/Tabaku: Plani si të thithim investimet e huaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka marrë pjesë sot në konferencën për klimën e biznesit ku Dhoma Amerikane e Tregëtisë ka publikuar indeksin e biznesit për vitin 2019.

Në fjalën e saj Tabaku ka nxjerrë në pah problematikat që qeveria aktuale ka lidhur me ekonominë në vend e cila është gjithnjë në rënie.

Ndër të tjera ka prezantuar edhe planin ekonomik të Partisë Demokratike që sipas ish-deputetes do të rris shanset e konkurencës për Shqipërinë në rajon, do të ulë informalitetin në vend si dhe do të ketë një plan konkret per thithjen e investitorëve të huaj.

“Reformat që ne do të zbatojmë, do të mundësojnë konkurueshmërinë, do të zhbëjnë monopolet e dëmshme, do çlirojnë tregun nga oligarkia e padobishme për ekonominë dhe do të rrisin punësimin dhe të ardhurat. Shqipëria nuk ka përse të humbasë edhe më shumë vende në Doing Business, nuk ka përse të vazhdojë të mbetet në të fundit në rajon për investimet e huaja. Ne zotohemi per një ekonomi dinamike ku sipërmarrjet shqiptare dhe ato të huaja, të jenë pjesë e tregut dhe ekonomisë sonë”,- tha ajo.

FJALA E PLOTE E JORIDA TABAKUT NË TAKIMIN E DHOMËS AMERIKANE TË TREGTISË

Të nderuar anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë – Amcham,

E nderuar zonja Ambasadore,

Kam kënaqësi të veçantë që jam sot në këtë takim organizuar nga një prej partnerëve më seriozë dhe të çmuar të Shqipërisë.

Për vite me radhë, anketimi dhe raportet e Dhomës Amerikane të Tregtisë i kanë dëshmuar publikut dhe vendimmarrësve në Shqipëri një pasqyrim të ndershëm dhe të vërtetë në lidhje me gjendjen ekonomike dhe financiare të vendit. Raportet dhe sondazhet e AMCHAM kanë qenë një etalon matës dhe vlerësim real i politikave fiskale dhe ekonomike të qeverive.

Ndaj dua t’ju falenderoj edhe në emër të PD e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar për kontributin e çmuar që ju keni dhënë në vendin tonë gjithë këto vite.

Të flasësh për biznesin dhe ekonominë në Shqipëri po bëhet përditë e më shumë sfiduese. Mjafton t’i hedhësh një sy raporteve që kjo Dhomë ka botuar këto vite për të kuptuar gjendjen ku ndodhemi. Dhe këto rezultate konfirmojnë shqetësimet tona e tuajat të viteve të fundit.

Në këtë sallë sikundër jashtë saj debati është mes dy përqasjeve të ndryshme: do taksojmë punën apo do e nxisim punën?

Lexo edhe :  Durrësi, temperatura ekstreme deri në 2040/ BB: Shkak mungesa e hapësirave të gjelbra

Do të dorëzojmë gjithçka në duart e një shteti të madh, burokratik dhe të korruptuar apo do t’ia mirëbesojmë tregut dhe marrëdhënieve njerëzore?

Do të kemi një shtet që angazhohet të quajë treg pseudo-koncesionet që shpërndan tek një grusht klientësh dhe nënkontraktorët që i paracakton në zyrat e shtetit dhe në darka pazar, apo do të stimulojmë ekonominë e lirë e konkurencën e ndershme?

Pas 30 vite tranzicion Shqipëria nuk e ka luksin të bëjë eksperimente e të përsërisë të njëjtat gabime! As ne, as ju!

Indeksi i sotëm i biznesit është një bazë e fortë për të kuptuar se ku çalojnë jo vetëm thithja e investimeve të huaja por edhe ku është problemi në lidhje me sipërmarrjen në vend. Kemi mbajtur shënim dhe po finalizojmë një dokument, të cilin e kemi diskutuar me shumë prej jush.

Duke qenë se situata ekonomike dhe financiare në vend, bazuar në çdo kriter matës dhe referues, është përkeqësuar në këto 7 vitet e fundit, ne besojmë fort se është i nevojshëm ndryshimi përmes një politikë të re fiskale dhe rregullave se si do të jetë raporti i sipërmarrjes me qeverinë.

Një qeveri e madhe, e mbushur me institucione dhe agjenci që kanë përplasje dhe vështirsojnë jetët e biznesit.

Institucione, leje, autorizime, licenca që i marrin ditë jete sipërmarrjes, para edhe energji investitorit dhe që veç burokracisë dhe korrupsionit nuk prodhojnë eficencë në treg.

Një sistem fiskal i cili më shumë të shtyn të shpenzosh parà dhe energji për t’iu shmangur se sa për të paguar taksat.

Një atmosferë aspak shqiptare e mikpritjes së të huajve. Korrupsion dhe një perspektivë negative për ekonominë. Ekonomi në krizë dhe besim në rënie. Këto të vërteta të dhimbshme janë shtysa për rikonceptim themelor për të nesërmen: politikë e re fiskale dhe rishikim tërësor i mënyrës së si do të funksionojë marëdhënia me biznesin.

Një sistem eficent fiskal do të jetë motorri i ekonomisë sonë dhe karburanti i buxhetit tonë me normën më të ulët të taksës në rajon prej 9%.

Taksa e sheshtë do të ndihmojë në luftën kundër informalitetit dhe korrupsioni dhe do ta bëjë këtë sistem më të thjeshtë dhe transprent. Kështu kontabilistët nuk do vrasin mendjen si t’i gjejnë anën taksave por si të rrisin eficencën e kompanive ku punojnë. /Ra.My. Fjala.al/ 

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV