Rritje e frikshme, regjistrohen 122 raste të reja me koronavirus në Kosovë

113 563 lexime

77,320FansaPëlqeje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të hënën 122 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 231 testeve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë”, është thënë në njoftim.

Po këtë ditë është thënë se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton koronavirusi, janë shëruar 81 pacientë, duke e çuar numrin total në 1,506.

Aktualisht është thënë se në Kosovë janë edhe 1,244 raste tjera aktive me këtë virus.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para, autoritetet e Kosovës kanë regjistruar 2,799 persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre 49 pacientë kanë vdekur.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Nuk është lojë, rrezikohet jeta”, Manastirliu ndan foton e pacientit në gjendje të rëndë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon fotografinë e një prej 85 pacientëve të prekur me koronavirus, të cilët po...

Mick Jagger, pushime si në ëndërr në Toscana për të festuar 77-vjetorin

Dëshira “për të ndryshuar ajrin” pas polemikave me Trump: drejtuesi i Rolling Stones do të jetë i ftuar nderi për katër muaj nga konti...

Nuk mori pjesë në derbi, Partizani shkarkon Adolfo Sormanin

Skuadra e Partizani ka shkarkuar nga detyra trajnerin italian, Adolfo Sormanin dhe dy pjesëtarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Ky lajm është bërë...

Ish-Miss World rezulton pozitive me virus, e gjithë familja në karantinë

Pas vizitës në spital, superylli i Bollywood-it Aishwarya Rai ka rezultuar pozitive në testin për koronavirusin, një ditë pasi burri i saj aktor dhe...

Robert De Niro, në rrugë për shkak të koronavirusit

Aktori, i cili zotëron një zinxhir hotelesh dhe restorantesh, dyshohet se humbi më shumë se pesë milionë dollarë për shkak të pandemisë. Robert De Niro...

Lajme të tjera

Web TV