Shqetësonin banorët e lagjes, dy të rinjtë gjatë arrestimit goditën “Shqiponjat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohen nga policia dy të rinj që në gjendje të dehur, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Specialistët në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. Sh., 33 vjeç dhe I. S., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Elbasan për dy shtetas në gjendje të dehur që sillnin shqetësim për banorët, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, menjëherë ka shkuar Forca e Posaçme “Shqiponja”, por shtetasit e lartpërmendur i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Të dy shtetasit janë neutralizuar nga forcat e Policisë dhe janë shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Lajme të tjera

Web TV