Basha takon dy ish-zyrtarët nga Kosova: PD do jetë gjithmonë në krah të popullit kosovar

113 563 lexime

77,495FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar sot në selinë blu dy ish-zyrtarë të lartë nga Kosova. Bëhet fjalë për ish-nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm Enver Hoxhajn.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku shkruan se Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj.

Gjithashtu shpreh bindjen se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë, ndërsa thekson mbështetjen e Partisë Demokratike.

“Pata kënaqësinë të mirëpres sot ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm z. Enver Hoxhaj. Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj. Pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacenueshme. Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do t’ia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. @pdshqipëri është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj”, shkruan Basha.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme në Bruksel, nëse arrihet kjo shifër ditore e rasteve të reja

Brukseli do t'u kërkojë njerëzve që të mbajnë maska në hapësira publike - të jashtme dhe të mbyllura -...

Punonjësi i AKU-së në Durrës infekton gjithë familjen

Ditën e sotme 15 raste të reja me koronavirusi në qytetin e Durrësit.Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se nga 15 të infektuarit,...

Plazma e gjakut shëron COVID-19, kërkohen dhurues

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, u bëri thirrje pacientëve që janë shëruar nga COVID-19 të dhurojnë plazmën e tyre të...

Kapet kamioni me mbi 200 kg lëndë narkotike, kishte logon e një mobilerie

Mbi 200 kg lëndë narkotike është kapur në doganën e Bllatës. Burime bëjnë me dije lënda narkotike është gjetur në një kamion me logot...

Një i burgosur tenton të arratiset, ja çfarë thotë policia

Një i burgosur ka tentuar mesditën e sotme të arratiset në Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ShKK-ja, e cila bën me dije se i...

Lajme të tjera

Web TV