Çështja e pronave/ Lame: Jam kërcënuar shumë herë, do të bëj këtë e do të bëj atë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame deklaron se ka marrë shumë kërcënime lidhur me punën që bën, por nuk shqetësohet për to.

Ai thotë se kërcënimet i vijnë nga njerëzit që nuk marrin atë që pretendojnë dhe se ka edhe një kategori që ta çojnë llafin në mënyrë më të strukturuar.

“Jam kërcënuar shumë herë dhe asnjëherë. Janë të pafundme kërcënimet e inatit, kur njerëzit e shohin se nuk e marrin dot atë që pretendojnë. Kërcënimet e tipit do të bëj këtë e do të bëj atë nuk i marr seriozisht, pasi shumica e tyre e harrojnë edhe vetë që e kanë thënë të nesërmen. Ka edhe një kategori që ta çojnë llafin në mënyrë më të strukturuar, por edhe këta nuk arrijnë deri në fund. Unë arsyetoj kështu: nëse nuk i ke hyrë kujt në risk, sepse kushdo e di nëse i takon me të vërtetë ajo që pretendon, duhet të rrish i qetë. Unë kam 20 vite që merrem me këto histori dhe i përmbahem rregullit që nëse nuk i ke hyrë njeriu në risk, nuk ka për të bërë gjë”, tha Lame në A2.

Ai ka folur dhe për Kadastrën e Vlorës, ku duket se drejtuesi nuk po gjejnë qetësi duke dhënë dorëheqjen vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës, dhe sipas Lames po paguhet marrëzia e 30 viteve të fundit.

“Po paguajmë marrëzinë e 30 viteve duke patur kurajon të zgjidhim pisllëkun. Edhe Vlora po përballon marrëzinë e 30 viteve, ka pjesën më të madhe të bregdetit më interesant të vendit, janë vlonjatë dhe nuk kanë durim, por thelbi është që ajo drejtori po vuan problematikat e grumbulluara për 30 vite” tha Lame.

Lexo edhe :  Subvencionet e bujqësisë/ Zv.ministri tregon procedurat që duhet të ndjekin fermerët

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Lajme të tjera

Web TV