COVID-19/Eksperti: Infektimet në spital, burim i formave të rënda klinike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agresiviteti i virusit COVID-19 duket se është rritur ditët e fundit, kjo për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve prej këtij virusi, e shoqëruar me rritje në numrin e personave të shtruar në Spitalin Infektiv. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, tregon arsyet pse po ndodh një situatë e tillë, dhe a ndodhet vendi ynë në  prag të një vale të dytë të virusit.

Nga Ina Allkanjari

“Infektimet që ndodhin në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe në familje, kanë më tepër gjasa për të zhvilluar më tepër forma klinike të rënda”. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik, tregon se aktualisht mund të flasim për një transmetim të virusit në biznese apo institucione, por jo për një valë të dytë. Sipas tij, përpos shtimit të rasteve, sistemi shëndetësor është larg kolapsit dhe shumë larg zënies së kapaciteteve. Megjithatë, eksperti shprehet se duhet të kemi parasysh që, nëse do të kemi rritje eksponenciale të rasteve, nuk përjashtohet mundësia e një situate dyndjeje në spitale.

Ditët e fundit, agresiviteti i virusit COVID-19 në Shqipëri duket së është rritur, kjo pasi kemi 5 humbje jete në 2 ditë dhe 11 persona në intubim.  Pse po ndodh kjo gjë?

Shpjegimi që unë mund të jap si specialist i shëndetit publik, ka të bëjë me rrethanat se ku mund të jenë infektuar këta persona. Dihet se infektimet që ndodhin në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe në familje, kanë më tepër gjasa për të zhvilluar më tepër forma klinike të rënda. Kjo, jo e provuar tërësisht nga kërkimet shkencore, por një informacion dhe një ide e hedhur nga shumë mjekë klinicistë, sidomos në Itali dhë në vendet e tjera ku ka pasur përhapje të madhe të COVID-19. Megjithatë, do të jenë studimet e mjekëve klinicistë ato që do të hedhin dritë mbi këtë fenomen.

A jemi në prag të një vale të dytë, siç e ka parashikuar edhe OBSH-ja?

Kjo puna e valëve është bërë pak qesharake do të thosha. Nuk mund të flasim ende për valë, për pikë, për ecuri, sepse ecuria e COVID-19 në të gjithë botën ka qenë e përcaktuar nga masat parandaluese që janë marrë nga të gjitha vendet. Kështu që ne kemi një situatë, ku për një kohë rreth 2 muaj e gjysmë ishim në karantinë dhe, natyrisht, nuk kishim transmetim të virusit. Tashmë jemi kthyer në një model që do ta quaja të ngjashëm me atë suedez, madje duke pasur edhe më pak masa mbrojtëse sesa ato që rekomandohen në Suedi. Ndaj, natyrisht, që do të kemi transmetim të virusit, ashtu sikurse edhe po e hasim. Gjithashtu, kemi transmetimin në disa biznese, fason, Call Center, kemi transmetimin në institucionet e kujdesit shëndetësor, pra nuk mund të themi që është një valë e dytë. Por mund të themi që kemi një transmetim të virusit, kryesisht në mjediset që përmenda më sipër.

A mund ta çojë kjo situatë në kolaps sistemin tonë shëndetësor, duke qenë se është shtuar numri i shtrimeve në spital?

Shqipëria ka rreth 8000 shtretër dhe ka rreth 200 shtretër reanimatorë. Do të thosha që me 80 raste që janë të shtruar sot, dhe me diçka më shumë se 10 shtretër reanimator të zënë, jemi shumë larg kolapsit dhe shumë larg zënies së kapaciteteve. Megjithatë, duhet të kemi parasysh që, nëse do të kemi rritje eksponenciale të rasteve, nuk përjashtohet mundësia e një situate dyndjeje në spitale. Por do të thosha që me shifrat që shohim deri më sot, jemi larg kësaj. Personalisht besoj se nuk do ta arrijmë, por ekspertët klinicistë mund të na tregojnë si i shohin këto projeksione dhe parashikime.

Lexo edhe :  “Gati për të mirëpritur gjithë botën”, Rama për turizmin: Po ngjitemi gjithnjë e më lart

A është kjo situatë e ngjashme si në vendet e tjera të BE-së, të cilat janë rihapur gradualisht?

Ngjashmëria është me ato vende që nuk kanë pasur një strategji të saktë të rihapjes. Pra, me vendet që nuk e shfrytëzuan periudhën e karantinës, për të ndërtuar strategji në lidhje me testimin, me parandalimin në mjediset e institucioneve shëndetësore, në lidhje me parandalimin në mjediset e biznesit, në administratë, në transport etj. Mendoj se kjo i dallon vendet e suksesshme, si Italia, Gjermania, Spanja, Belgjika, Holanda, të cilat një situatë tepër të rëndë arrinin ta kthenin në një situatë të favorshme, në krahasim me vendet që periudhën e karantinës nuk e shfrytëzuan ashtu siç duhej, për të ngritur një strategji të mirëfilltë parandalimi.

Kontributi gjatë pandemisë, Global Humanitarian Award vlerëson Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, themeluar nga akademik, prof. dr. Anastas Angjeli, u vlerësua dje me një çmim ndërkombëtar, për kontributin e dhënë gjatë situatës së shkaktuar në muajt e pandemisë së koronavirusit. Çmimi u akordua nga Organizata Ndërkombëtare me qendër në Angli, “World Humaniatarian Drive” për Ekselencë në Edukim dhe Kërkim Shkencor.

Çmimi Ndërkombëtar për Humanizëm u dha gjatë ceremonisë së zhvilluar nga organizata e cila ka vleresuar ndër vite politikëbërës, liderë të ndryshëm botërorë, personalitete të artit, shkencës, kulturës dhe institucione të njohura nga e gjithë bota.

Sipas drejtuesve të kësaj organizate, iniciativa “Yjet e COVID”, nisi në maj të këtij viti për të nderuar të gjithë ata persona dhe institucione që nëpërmjet kontributit të tyre kanë frymëzuar mijëra njerëz në mbarë botën gjatë periudhës së vështirë që izoloi gjithë botën. “Ky kontribut i ka dhënë shpresë gjithë njerëzimit”, u shprehën drejtuesit e organizatës.

Me rreth 1600 të nominuar nga 35 vende të botës, në 12 kategori të ndryshme Universiteti Mesdhetar ishte njëri prej të përzgjedhurve në kategorinë e “Ekselencës në Edukim dhe Kërkim Shkencor”, për të cilën u ndanë 10 çmime. Gjithashtu, çmime u dhanë edhe për ekselencë në shërbimin mjekësor, e cila ishte dhe kategoria më e rëndësishme me misionin e saj humanitar.

Kategori të tjera të vlerësuara ishin ato për ekselencë në shërbimin, publik, mediatik, social etj. Pa ndaluar asnjë ditë me sensibilizimin e të rinjve, analizat e thella ekonomike për krizën e shkaktuar, duke ofruar edhe zgjidhje nga ekspertët e ekonomisë, Universiteti Mesdhetar dëshmon edhe një herë që është një institucion i arsimit të lartë që ka si mision jo vetëm edukimin e brezit të ri, por zhvillimin social e ekonomik të gjithë shoqërisë.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme

Sipas një raporti të Associated Press (AP), shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se regjimi...

Po kalonte rrugën, makina hedh në erë këmbësorin në kryeqytet (Video)

Një aksident ka ndodhur sot në unazën e madhe të Tiranës, konkretisht, pranë zonës së liqenit. Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rendë...

“Prisja më shumë nga Rikja”/ Habit Spartak Ngjela, zbulon fituesin e “Big Brother Vip”

Avokati Spartak Ngjela njihet për analizat e tij politike, megjithatë nuk nguron të japë opinione edhe për botë ne spektaklit dhe show-bizz. Teksa ishte i...

Spiropali-Berishës dhe Metës: Hani thana, ndaj Altin Dumanit dhe SPAK

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja Elisa Spiropali, ka shënjestruar ish-kryeministrin Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ajo u shpreh se të dy këta politikanë,...

“Këtu nuk është çmendur njëri, jemi çmendur të gjithë”/ Sula: Ky s’është parlament, por..

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend tha se Kuvendi është kthyer në një shtojcë të Republikës Kryeministrore. “Kjo që...

Lajme të tjera

Web TV