Dialogu Kosovë-Serbi/ BE-ja synon ta vazhdojë pa praninë e Thaçit

113 563 lexime

77,322FansaPëlqeje

Zyrtarët e Bashkimit Evropian duan që të vazhdojnë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane, nuk e përfshijnë më presidentin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me radhë.

Ata kanë njoftuar se pas këtyre zhvillimeve ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut raporton rel.

“Në reagimet tona deri më tani, ne kemi thënë midis rreshtave, se do të ishte më mirë që ai (Thaçi) të përqendrohet në aktakuzën e tij dhe se derisa çështja të zgjidhet, pra të ketë një aktgjykim, nga ana e BE-së do të ketë shumë pak ndërveprim me të”, ka thënë një zyrtar evropian që merret me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Për çdo rast, BE-së vlerëson se Prishtina zyrtare do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht se kush e zhvillon atë në emër të Kosovës.

“Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit, por i takon palës kosovare të vendosë kush do të përfaqësojë më së miri interesat e tyre”, u shpreh Virginie Battu-Henriksson, një zëdhënëse e BE.

Bashkimi Europian synon që së shpejti të organizojë një Samit në Paris, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë. Nikoqirë do të jenë presidenti i Francës, Emanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ndërsa takimi ka të ngjarë të mbahet në 10 korrik. Kjo datë është caktuar para njoftimit për aktakuzën kundër presidentit të Kosovës.

Sipas zyrtarëve nga Berlini, rrethanat aktuale politike në Prishtinë nuk do të ndryshojnë agjendën e samitit, por ato sigurisht që do të ndikojnë në ndryshimet në listën e mysafirëve, që do të thotë se presidenti i Kosovës nuk do të ftohet në Paris.

Lexo edhe :  Thaçi i dërgon ftesën e tretë Kurtit. A do e pranojë?!

Një zyrtar gjerman, u tha gazetarëve se ata shpresonin që BE-ja të forconte përpjepjet për të përparuar çështjen e dialogut dhe të arrijë një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa një prokuror i specializuar në Hagë tha javën e kaluar se ka paraqitur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, nën dyshimin se është i përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi vendosi të qëndrojë në pozitën e presidentit, duke thënë se ai do të jepte dorëheqje vetëm nëse konfirmohen pretendimet në aktakuzë, nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake.ka.ta/Fjala.a/

Të fundit

Kodi i ri zgjedhor, Gjiknuri: Gati drafti, nesër dorëzohet në sekretarinë e Kuvendit

Sot më 30 qershor është hartuar drafti sa i përket reflektimit të ndryshimeve në reformën zgjedhore. Bashkëkryetari i Partisë Socialiste për...

Basha takon dy ish-zyrtarët nga Kosova: PD do jetë gjithmonë në krah të popullit kosovar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar sot në selinë blu dy ish-zyrtarë të lartë nga Kosova. Bëhet fjalë për ish-nënkryetarin e Kuvendit të...

“Nuk të them dot lamtumirë”/Nora Malaj humb njeriun e shtrenjtë, i dedikon fjalë prekëse

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, me anë  të një postimi në rrjetin social ka treguar se sa e hidhur është ndarja nga jeta, pasi...

Përfaqësueset rajonale, Dama: Po vëzhgojmë elementë për Kombëtaren U-15

Ekipet përfaqësuese të zonës rajonale Elbasan kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore me tri grupmoshat e ditëlindjeve 2006, 2007 dhe 2008. Fëmijët e përzgjedhur...

Tuqia prodhon tren elektrik

Turqia ka prodhuar një tren elektrik me pesë vagonë dhe ditën e djeshme ka bërë provën zyrtare në zonën e Sakaris, krahinë e Stambollit,...

Lajme të tjera

Web TV