FOTO/ Zhduket prej 2 ditësh 80-vjeçarja në Tiranë, familjarët: Është e sëmurë, na ndihmoni ta gjejmë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një grua 80 vjeçe është zhdukur prej dy ditësh dhe familjarët kanë denoncuar rastin në polici e media. E moshuara e identifikuar si Drita Shkëmbi u largua nga shtëpia e saj në rrugën “5 Maji” paraditen e djeshme dhe iu ka thënë familjarëve se do ikte të merrte pensionin.

Ajo nuk është kthyer dhe të afërmit thonë se mund të ketë ngatërruar rrugën pasi vuan nga skleroza. Ata menjëherë i janë drejtuar policisë por ndërkohë kanë nisur kërkimet edhe vetë në Tiranë.

“Ka ikur dje paradite. Na tha do shkoj të marr pensionin por nuk u kthye më. Jemi shumë të shqetësuar dhe kemi frikë se mund t’i ndodhë ndonjë gjë. Ju lutem na ndihmoni ta gjejmë”,-kanë thënë familjarët.

Kush ka ndonjë informacion mund të kontaktojë nipin e të moshuarës në këtë numër telefoni +355686691584.ka.ta/Fjala.al/


Të fundit

“Diçka po gatuhet”/ Veliaj surprizon të gjithë, poston foto me prindërit e Dua Lipës

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka surprizuar të gjithë ditën e sotme teksa ka postuar një foto me prindërit...

Habit zhytësi: Më gëlltiti balena, qëndrova 30 sekonda brenda saj dhe më pas…

Një zhytës 56-vjeçar ka treguar së fundmi një eksperiencë aspak të zakonshme. Ai ka treguar se është gëlltitur nga një balenë e madhe, ka...

Maturantët në protestë, reagon Evis Kushi: Do jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas daljes së maturantëve në protestë në lidhje me tezën e matematikës. Kushi shkruan se po vlerësohet...

Samiti i G7: Klima dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

Vazhdon samiti i G7-s në Cornwall, Angli. Vendet e pasura të industrializuara premtuan 1 miliardë doza vaksine për vendet e varfra. Por edhe klima...

‘Gati për Shqipërinë’, Rama: Do hapim një segment të administratës për nëpunës publik dixhital

Qindra të rinj i janë bashkuar tashmë nismës ‘Gati për Shqipërinë’, të shpallur nga kryeministri Edi Rama, të cilët do të kontribuojnë për vendin...

Lajme të tjera

Web TV