Operacioni kundër mafias italo-shqiptare/Kraja: Do të hetohen zyrtarët që favorizuan aktivitetet kriminale

113 563 lexime

77,321FansaPëlqeje

Kreyetari i SPAK Arben Kraja dhe kreu i antimafias italiane Federico Cafiero De Raho kanë mbajtur fjalën e tyre në një konferencë për shtyp duke sqaruar edhe detajet e operacionit të përbashkët mes dy vendeve,  që ka bërë të mundur arrestimin e 37 personave.

Kraja ka bërë me dije se ky bashkëpunim ka bërë të mundur arrestimin e 37 personave dhe sekuestrimin e 3.5 ton drogë me vlerën e 40 mln eurove në vetëm 3 vite .

“Bashkëpunim i bërë në kohën e duhur si nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane ka bërë të mundur rezultate pozitive në goditjen kundër krimit dhe mafias”- është shprehur Kraja

Ndër të tjera gjatë konferencës është bërë me dije nga të dyja palët, se bashkëpunimi dhe operacione të tjera do të vazhdojnë kundër krimit të organizuar.

De Raho, kreu i antimafias italiane ka thënë për mediat se ky operacioni ishte përgjigja me e mirë kundër krimit dhe se ky operacion është koordinuar nga Eurojust.

Ndër të tjera  kryetari i SPAK është shprehur se do të vazhdojë hetimi për të gjithë zyrtarët që lejuan trafikimin e drogës. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Tuqia prodhon tren elektrik

Turqia ka prodhuar një tren elektrik me pesë vagonë dhe ditën e djeshme ka bërë provën zyrtare në zonën...

Dialogu Kosovë-Serbi/ BE-ja synon ta vazhdojë pa praninë e Thaçit

Zyrtarët e Bashkimit Evropian duan që të vazhdojnë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto...

Italia hap kufijtë me disa vende jashtë Schengen-it, po me Shqipërinë?

Duket se Italia ka bërë zgjedhjen e njëjtë me Bashkimin Evropian për hapjen e kufijve. Nga e mërkura do të lejohet lëvizja e lirë...

‘Në televizor del më e bukur’, gazetarja tregon momentin e sikletshëm me shitësen e bukës

Gazetarja Sidorela Gjoni ka ndarë së fundmi një eksperiencë jo të bukur që i ka ndodhur ndërsa ishte duke blerë bukë. Nga studio e emisionit...

Aksident tragjik/ Humb jetën nëna shqiptare e tre fëmijëve (EMRI)

Një shqiptare, nënë e tre fëmijëve, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të regjistruar mesditën e sotme në Itali. Aksidenti tragjik ka ndodhur...

Lajme të tjera

Web TV