Transporti urban/ Veliaj: Kush nuk realizon frekuencat, le të shkojë në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Këto tre ditë do t’i ndjek personalisht frekuencat. Kush nuk i realizon, le të shkojë në shtëpi të vajosë jahtin e tij, të shkojë me pushime; por, Tiranën nuk e mban dot peng.”

Kështu deklaroi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve nga njësia nr.11 lidhur me ngërçin e krijuar me transportin urban në kryeqytet.

Ai deklaroi se bashkia ka qenë me ta gjithmonë kur kanë patur nevojë dhe shtoi më tej se do t’iu hiqet licenca sepse s’po na del llogaria ne si qytetarë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që linjat të kuptojnë se kur kanë pasur nevojë për bashkinë, bashkia ka qenë me ta. Kur kompanitë kanë pasur të drejtë, si në rastin e pandemisë, dhe hoqëm taksat, apo siç ishte rasti i mostaksimit të çdo autobusi, por vetëm një herë të kompanisë, që prapë dakordësuam dhe u dhamë të drejtë, ashtu duhet që ata t’i rikthehen shërbimit. Ajo që thonë disa kompani, se do e mbajnë licencën private, derisa të më dalë mua llogaria, nuk shkon sepse ajo licencë do të hiqet sepse s’po na del llogaria neve si qytetarë.

Këto tre ditë do t’i ndjek personalisht frekuencat. Kush nuk i realizon, le të shkojë në shtëpi të vajosë jahtin e tij, të shkojë me pushime; por, Tiranën nuk e mban dot peng. Nëse familjet tona, industria, të gjitha kompanitë, mbajtën një barrë të vështirësisë gjatë pandemisë, kjo lipset ta mbajnë edhe kompanitë e autobusëve. Do më kenë në krah teksa negociojmë me qeverinë edhe për rimbursimet e mundshme dhe për lehtësira të tjera, vetëm nëse fillimisht më japin të besoj që ata nuk e marrin për të mirëqenë mirësinë tonë, por që e marrin seriozisht afatin, urdhrin dhe ligjin për t’iu rikthyer punës”, deklaroi Veliaj.

Lexo edhe :  Gazeta Fjala, 21 Prill 2025

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Miku i tij i nxorri sekretin zbuluar? Bes Kallaku me nuse nga Kosova? (Foto)

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi (Gold AG), ka ndezur rrjetin me një postim në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet krah aktorit...

‘Krim që bashkon zyrtarët’/ Braçe denoncon zaptimin e hapësirave publike: Do flas…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur zërin për atë që ai e cilëson si një grabitje të hapësirave publike në Njësinë 5...

“Fushatë me muzikë, balerina e show!”/ Dash Shehi si kursen kritikat: Jemi lodhur!

Fushata elektorale ka hyrë në fazën finale të saj, teksa 11 maji po afron. Zgjedhjet parlamentare pritet të nxjerrin një parlament të ri, ku...

Lajme të tjera

Web TV