Kodi i ri zgjedhor, Gjiknuri: Gati drafti, nesër dorëzohet në sekretarinë e Kuvendit

113 563 lexime

77,322FansaPëlqeje

Sot më 30 qershor është hartuar drafti sa i përket reflektimit të ndryshimeve në reformën zgjedhore.

Bashkëkryetari i Partisë Socialiste për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri, u shpreh se nesër drafti do të shkojë zyrtarisht në sekretarinë e Kuvendit.

Gjiknuri nënvizoi faktin se ky kod i ri nuk ka shumë gjëra ndryshe, ishte një marrëveshje politike, dhe në këtë kod u adresuan ato që ai i quajti frikërat dhe kërkesat e Partisë Demokratike.

Gjatë intervistës së zhvilluar në Oranews, Gjiknuri u shpreh se ky ishte një nga kodet e para, ku zëre se është shkruan nga vet Partia Demokratike.

Fjala e plotë

”Drafti sot përfundoi dhe zyrtarisht nesër do të ndodhet në sekretarinë e Kuvendit. Fatkeqësisht kjo përkoi me skadimin e afatit të komisionit për reformën zgjedhore, megjithatë për mendimin tim, kjo nuk përbën asnjë problem sepse drafti është i dakordësuar. Nëse Kuvendi mund të vendosë që të zgjasë mandatin e komisionit të reformës zgjedhore, ai mund të rikthehet dhe të shqyrtohet aty, ose në të kundërt mund të marrë rrugën e shqyrtimit në komisionin e ligjeve, për të kaluar në seancë plenare. Mendoj që nuk përbën problem ky element nga ana proceduriale. Në fakt ky kod i ri nuk është se ka shumë gjëra ndryshe. Kuptohet ka disa gjëra ndryshe që reflektojnë më shumë shqetësime të dala nga disa raporte të ODIHR-ut, por më shumë nga shqetësimet që i ka ngritur opozita shqiptare. Ky kod ishte një marrëveshje politike për të qetësuar ose për të zbutur polaritetin politik, retorikën mbi 2 vjeçare rreth zgjedhjeve, dhe ku në këtë kod u adresuan të gjithë frikërat dhe kërkesat e Partisë Demokratike siç i kërkonte ajo kryesisht. Mund të them që është një nga kodet e para që përgjithësisht zëre se është shkruar nga vetë Partia Demokratike, me qëllimin që mazhoranca kërkonte që të hiqte çdo lloj alibie, çdo lloj pretendime nisur nga ajo çfarë ka artikuluar Partia Demokratike lidhur me zgjedhjet.”

 

Lexo edhe :  Arrihet marrëveshja/ Në 2021 do të votojmë me shenjë gishti

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Kodi i ri zgjedhor, Gjiknuri: Gati drafti, nesër dorëzohet në sekretarinë e Kuvendit

Sot më 30 qershor është hartuar drafti sa i përket reflektimit të ndryshimeve në reformën zgjedhore. Bashkëkryetari i Partisë Socialiste për...

Basha takon dy ish-zyrtarët nga Kosova: PD do jetë gjithmonë në krah të popullit kosovar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar sot në selinë blu dy ish-zyrtarë të lartë nga Kosova. Bëhet fjalë për ish-nënkryetarin e Kuvendit të...

“Nuk të them dot lamtumirë”/Nora Malaj humb njeriun e shtrenjtë, i dedikon fjalë prekëse

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, me anë  të një postimi në rrjetin social ka treguar se sa e hidhur është ndarja nga jeta, pasi...

Përfaqësueset rajonale, Dama: Po vëzhgojmë elementë për Kombëtaren U-15

Ekipet përfaqësuese të zonës rajonale Elbasan kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore me tri grupmoshat e ditëlindjeve 2006, 2007 dhe 2008. Fëmijët e përzgjedhur...

Tuqia prodhon tren elektrik

Turqia ka prodhuar një tren elektrik me pesë vagonë dhe ditën e djeshme ka bërë provën zyrtare në zonën e Sakaris, krahinë e Stambollit,...

Lajme të tjera

Web TV