Lidhur me akuzat e koleksionistit Gjermi Thimo, i cili pretendon se kryeministri Edi Rama është dënuar në Francë për vjedhje ikonash ka ardhur një reagim dhe nga opozita.
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, duke iu referuar akuzave të Thimos, shkruan se mesa duke kryeministri Edi Rama rezistencën dhe luftën kundra ligjit të dekriminalizimit e ka pasur për mandatin e tij.
“Rama rezistencen dhe luften kundra ligjit te dekriminalizimit, mesa duket e paska pasur per mandatin e tij dhe jo vetem per shoket kriminel e te denuar qe mbushi parlamentin dhe bashkite.” shkruan Zhupa në Twitter.
/En.Br./Fjala.al