Dhjetë nga 45 rastet e reja me COVID-19 të konfirmuar sot nga Ministria e Shëndetësisë i përkisnin Shkodrës.
Burime bëjnë me dije se disa prej rasteve të reja në qytetin verior janë nga bashkia e Shkodrës dhe filialin e postës, të gjithë kontakte të rasteve të më parshme.
Një ditë më parë në Shkodër u konfirmuan dy raste të reja me koronavirus, ndërkohë që aktualisht ka 150 raste aktive në total.
/En.Br./Fjala.al