Yuri Kim bën bashkë Ramën, Metën dhe Bashën mbrëmje private në ambientet e Ambasadës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mësohet se do të shtrohet një darkë në rezidencën amerikane ku të ftuar do jenë krerët kryesorë të institucioneve në vend.

Burime për Fjala.al mësojnë se kjo darkë do të zhvillohet në datë 2 në mbrëmje, ku do të marrin pjesë liderët shqiptarë dhe gratë e tyre.

Si çdo vit festohet edhe në Shqipëri Festa e Pavarësisë të Shteteve Të bashkuara të Amerikës duke kremtuar 4 korrikun.

Në këtë festë nuk kanë munguar asnjëherë gazetarë, politikanë dhe aktivistë të ndryshëm.

Nën organizimin e Yuri Kim duket se darka do të ketë ftuar krerët institucional bashkë me zonjat e tyre.

 Kryeministri Edi Rama me Linda Ramën, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi me znj.Erfanen, presidenti Ilir Meta me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Aurela Bashën, e po ashtu edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me Ajola Xoxën.

Politikanët më të rëndësishëm të vendit do të kalojnë disa orë me njëri-tjetrin, në një aktivitet të organizuar nga amerikanët. Historia ka treguar, që në këto raste politika shqiptare bëhet njësh për të festuar. Të shpresojmë se do të ketë dëshmitarë bujarë për të rrëfyer zhvillimet që do të ketë kjo mbrëmje./Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV