Analisti Agron Gjekmarkaj akuzoi sonte deputetët e opozitës parlamentare Halit Valteri dhe Andi Përmeti se kanë thyer bukën e PD-së.
Të ftuar në emisionin “Real Story”, analisti dhe deputetët folën për situatën politika aktuale.
Analisti u tha deputetëve se ju i keni thyer bukën PD-së, ndërkohë deputeti Valteri i është përgjigjur se Lulzim Basha nuk është PD-ja.
“Lulzim Basha nuk është PD, askush nuk është PD, Partia Demokratike është një parti që duhet të përfaqësojë mendime të ndryshme”, tha mes të tjerash Valteri.
la.mi/Fjala.al