Lihen në burg 8 pjesëtarë të bandës italo-shqiptare, shpallen në kërkim 2 të tjerë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka përcaktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për 8 personat e arrestuar nga operacioni italo-shqiptar “Kulmi”.  Në qeli janë lënë Julian Bejdollari, 43 vjeç, Aurel Kalari, 53 vjeç, Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, Mariglen Duçellari, 65 vjeç, Kleo Bregu, 55 vjeç, Rexhino Muçaj, 25 vjeç, Alban Koshi, 53 vjeç dhe Orhan Duçellari, 46 vjeç.

Për dy personat e pa arrestuar, Elton Hamza, 37 vjeç dhe Robert Myftari, 47 vjeç, Gjykata caktoi masën “arrest ne burg” në mungesë.

Të gjithë janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3,5 tonë kanabis dhe një sasi e konsiderueshme kokaine me vlerë 40 milionë euro. 37 urdhër arreste u ekzekutuan në të dyja vendet ndërsa në qytetin e Vlorës u sekuestrua edhe një gomone. Hetimet në Shqipëri nuk do të ndalen me kaq. Kreu i SPAK, Arben Kraja, paralajmëroi shtrirje të tyre edhe në instancat shtetërore.

Baza e grupit kriminal për trafikun e drogës, nga hetimet ka rezultuar Vlora dhe lënda narkotike transportohej kryesisht nga deti Adriatik por edhe në rrugë tokësore, përmes rulotëve dhe mjeteve të tjera.

/Re.Gu/Fjala.al


Të fundit

Lufta e Dytë Botërore, nis rezistenca e Kinës ndaj pushtimit Japonez

7 korrik 1937 Lufta e rezistencës ndaj pushtuesve japonezë (ose siç quhet edhe në historinë sovjetike, Lufta Kombëtare Çlirimtare e...

Zhduket nga radari aeroplani rus me 28 persona në bord

Një aeroplan rus (AN-26) me 28 persona në bord është zhdukur në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë. Sipas mediave vendase, avioni humbi kontaktin...

Rama për Petrit Rukën: Do të jetë aty për gjenerata të tëra, kur të famshmëve do t’u jetë harruar emri

Kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë ku poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” mbajti një fajlim të...

Shpërthen goma e kamionit, humb jetën punonjësi 20-vjeçar i gomisterisë në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durres. Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një...

Vrau dje gruan në Krujë, prangoset në spital 51-vjeçari

Policia ka arrestuar 51-vjeçarin Artan Ismalaja, pasi ditën e djeshme në fshatin Bubq të Krujës vrau gruan me thikë. Uniformat blu bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV