Martini: Teuta, me respekt, por pa frikë ndaj Kukësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i bregdetarëve i vlerëson lart verilindorët, por beson tek suksesi i skuadrës së tij.

Teuta përballet me Kukësin në duelin e dytë të gjysmëfinaleve të Shqipërisë dhe, për trajnerin Edi Martini, në këtë fazë nuk mund të kishte preferenca për kundërshtarin. “Me thënë të drejtën, të 3 skuadrat që mund të na binin kundër në short ishin të vështira dhe nuk kisha preferenca”, – ka deklaruar ai, duke folur për mediat një ditë para ndeshjes. – Çdo skuadër që është në 4-shen e fundit të Kupës është me meritë aty.”

“Të gjitha janë të forta, ndaj nuk kisha preferenca, – ka vijuar Martini. – Por, natyrisht, Kukësi është skuadra favorite për këtë sezon, por ne shpresojmë dhe besojmë se do të bëjmë më të mirën.”

Edhe pse, sipas tij, kanë përballë ekipin më të fortë të mundshëm, shkodrani i stolit të durrsakëve beson tek skuadra e tij, teksa thotë: “Unë jam i bindur që ekipi im ka forcën, ka kurajën, që është në fakt më kryesorja, dhe ka shpirtin e garës për t’u paraqitur në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne e dimë që kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë.”

“Për mua personalisht, Kukësi është skuadra më e mirë në Shqipëri, edhe pse në kampionat ndodhet në vendin e dytë, – ka theksuar ish-futbollisti i Vllaznisë. – Por, sidoqoftë, ne jemi të përgatitur dhe, duke parë edhe angazhimin dhe shpirtin e garës që çunat shpalosin në stërvitje dhe në ndeshje, unë mendoj se do të jetë një ndeshje shumë, shumë e fortë.” 45-vjeçari vlerëson edhe faktin që ndeshja do të luhet në mbrëmje. “Është padyshim gjë e mirë, sidomos për djemtë, pasi sakrifica që ata kanë bërë ka qenë e madhe, sepse temperaturat në ora 17:30 janë shumë të larta”, – thotë ai.

“Normalisht, për mendimin tim është bërë zgjedhja e duhur për orarin dhe do të ketë edhe ndeshje më të bukura dhe emocionet do të jenë më të mëdha dhe kjo është në të mirë të lojtarëve, por edhe të nivelit të lojës”, – shtoi Martini, i cili nuk ka vendosur ende për formacionin me të cilin do të zbresë në fushë ndaj Kukësit. “Nuk e di, – përgjigjet trajneri. – Nuk e vendosur ende. Në varësi të kundërshtarit ne përgatitim edhe ndeshjen, por kemi edhe pak kohë derisa të vendosim për formacionin. Them që nuk do të ketë lëvizje të shumta në formacion, por diçka do të ndryshojë.”

Lexo edhe :  U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

Ndryshimin rrënjësor në rezultate dhe në lojë, trajneri i Teutës ua atribuon lojtarëve. “Efikasiteti i skuadrës sime është dashuria dhe dëshira që lojtarët e mi kanë për stërvitjen, kanë për ekipin e Teutës, – thotë nr. 1 i stolit durrsak. – Unë e kam thënë edhe më parë që vjen një moment kur gjithsecili e di se çfarë duhet të bëjë. Dhe, lavdi Zotit, djemtë tanë janë në momentin e tyre më të mirë, janë të përqendruar maksimalisht dhe unë them që sekreti është dëshira e tyre për stërvitje dhe për lojë.” Për Edi Martinin, skuadra shkon pa frikë në duelin e dyfishtë me Kukësin.

“Edhe për ne Kupa është një arsye më tepër dhe është një kënaqësi e veçantë të fitosh një Kupë, – thotë ai. – Ashtu siç ka dëshirë Kukësi, ashtu kemi edhe ne dëshirë ta fitojmë këtë Kupë. Prandaj, do të jetë një lojë mjaft e fortë, sepse, siç e thashë, kemi përballë ekipin më të mirë në Shqipëri, për mendimin tim, e respektojmë maksimalisht, por frikë nuk kemi asnjë skuadër, kështu që mendojmë të përballemi denjësisht me ta.” Ndeshja e parë e çiftit gjysmë-final të Kupës së Shqipërisë, luhet të enjten në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV