Rebani Jaupaj: Në shtëpi u gjetën shënime fetare dhe shenja mosushqyerje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, ka dal në një deklaratë për mediat mbi ngjarjen e ndodhur në Kombinat, ku u vetëflijuan nënë e bijë dhe vajza tjetër e familjes është rëndë në spital.

Jaupaj u shpreh para mediave se ka qenë vëllai i 56-vjeçares dhe daja i dy vajzave që ka njoftuar policinë, pasi nuk kishte kontakt me motrën dhe dy mbesat.

Kreu i policisë tha se dyshohet se ato janë vetëflijuar dhe se në shtëpi janë gjetur shënime fetare. Nga këqyrja e trupave shihet se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit

Fjala e plotë

Policia ka dhënë njoftim paraprak ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk ka kontakt me motrën prej dy ditësh dhe me dy mbesat. Është njoftuar menjëherë zjarrfikësja, dhe ne pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja e derës. Sapo hynë zjarrfikësit konstatuan se zonjën e shtëpisë të ëmën të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike iu dha ndihma e parë dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije, dhe mbi batanije jorgan.

U krijua grupi hetimor. Po kryhen veprime në vendin e ngjarjes. Paraprakisht eksperti mjeko ligjor komunikoi se mund të jenë vetëflijuar. Hetimet po vazhdojnë. Jemi në hetime intensive. Menjëherë do të ju njoftojnë. Mendohet për një vetëflijim. Për këtë po grumbullojmë të gjitha materialet. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara. Kanë mbaruar shkollën e lartë, por të papuna. Shihet se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit”

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Meta plas deklaratën e fortë: Ja marrëveshja që më ofroi Nano për të marrë drejtimin e PS

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një program televiziv, u shpreh se Fatos Nano i kishte afruar...

Kryemadhi tregon dobësinë më të madhe të Ilir Metës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, ku mes të tjerash ka treguar edhe dobësinë...

Turizëm i mbipopulluar, ky kryeqytet evropian ndalon ndërtimin e hoteleve të reja

Kryeqyteti i Holandës, Amsterdami, nuk do të lejojë më ndërtimin e hoteleve të reja si pjesë e “luftës” kundër turizmit masiv. Lajmin e kanë...

“Nëse është trim, le të…”/ Meta: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në Syri TV, se Altin Dumanin e kontrollon Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Meta tha se...

Kryemadhi tall Metën/ Për të rritur reech-et në FB mund të dalësh dhe lakuriq

Deputetja Monika Kryemadhi është tallur me Ilir Metën pasi ky i fundit po tenton të tërheqë vëmendjen dhe të rrisë audiencën e tij duke...

Lajme të tjera

Web TV