Avdullah Hoti viziton sot Shqipërinë për herë të parë si kryeministër i Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditën e sotme do të vizitojë zyrtarisht për herë të parë Shqipërinë, që pas marrjes së detyrës së tij.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka planifikuar të zhvillojë disa takime me krerët më të lartë të politikës shqiptare.

Hoti fillimisht do të pritet nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave në ora 10:00 dhe pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në orën 13:00 do të shkojë në Presidencë për t’u takuar me kreun e shtetit të Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa një orë më pas, kryeministri i Kosovës do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në zyrën e këtij të fundit në orën 14:00.

Në ora 14:45 është parashikuar për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës. Ndërsa në fund të ditës, Avdullah Hoti do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e partisë në ora 15:30.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Lajme të tjera

Web TV