EKSKLUZIVE/ Edi Reja thërret në Kombëtare talentin 20-vjeçar, Arbër Mehmetllarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talenti 20-vjeçar nga Tirana, Arbër Mehmetllari është nga ata futbollist që ka rënë shpejt në radarët e stafit teknik të Kombëtares kuqezi.

Sulmuesi ka treguar në një intervistë për Fjala.al se këto ditë ka marrë ftesë nga përfaqësuesja dhe ka theksuar se ndihet shumë i vlerësuar për këtë gjë.

Kam marrë një ftesë këto ditë për një grumbullin nga Kombëtarja dhe ndjehem shumë i vlerësuar dhe mendoj që do ta justifikoj denjësisht këtë mundësi që çdo lojtar e ka ëndërr.”-u shpreh Mehmetllari.

Më tej, ndërsa ka shtuar se ka kontratë deri në 2024-ën me skuadrën e Lokomotiva Zagreb, ai është shprehur se në Kroaci u afirmua si futbollist dhe se është shpallur edhe golashënuesi i skuadrës.

“Po unë mendoj se ka qenë zgjedhja e duhur për mua sepse Lokomotiva e Zagrebit më dha mundësinë të përballesha me futbollin kroat ku unë u prezantova denjësisht dhe u shpalla edhe golashënuesi i ekipit.”-tha ai.

Nga Katerina Tafa

Si ka qenë sezoni 2019-2020 për ju, a mund të cilësohet si më të mirin deri në këto moment dhe pse?

Sezoni 2019-2020 mendoj se nuk mund të quhet sezoni me i mirë për mua sepse kam mundësi të jap shumë më shumë nga vetja. Megjithatë kalimi nga Lokomotiva te Gjirokastra kishte vështirësitë e veta derisa u përshtata.

Sa ndikoi pushimi për shkak të koronavirusit në formën tuaj, si u stërvitët gjatë asaj periudhe?

Si të gjithë lojtarët edhe te unë periudha e koronavirusit kishte ndikim negativ, por unë nuk u shkëputa asnjë moment nga stërvitja me mundësitë që i krijova vetes.

A ishte kalimi te Lokomotiva Zagreb zgjedhja e duhur për ju?

Po unë mendoj se ka qenë zgjedhja e duhur për mua sepse Lokomotiva e Zagrebit më dha mundësinë të përballesha me futbollin kroat ku unë u prezantova denjësisht dhe u shpalla edhe golashënuesi i ekipit.

Sa e vështirë është për një lojtar të ri në moshë nga Shqipëria që të luaj në një kampionat të huaj?

Lexo edhe :  “I trishtuar për rezultatin”/ Trajneri Sylvinho: Grupi ka ankth për listën e Europianit

Fillimisht kur u largova nga Shqipëria për në Kroaci ishte e vështirë, por me kalimin e kohës u ambientova dhe zhvillova një sezon shumë të mirë.

Flasim pak për të ardhmen, pasi të mbaroni huazimin nga Lokomotiva do të riktheheni në Shqipëri, apo do ju shohim në ndonjë skuadër tjetër jashtë Shqipërisë?

Kam firmosur me skuadrën e Lokomotiva Zagreb deri në vitin 2024 dhe po pres mundësinë time për më mirë. n

A jeni aktualisht me bisedime me ndonjë klub tjetër përveç atij ku ndodheni tani?

Kam oferta nga disa klube brenda vendit dhe në Kroaci. Do ta gjykojmë në momentin e duhur, pasi tani jam i përqendruar te 5 ndeshjet mbetura të kampionatit.

Cili do ishte kampionati dhe skuadra ku do donit që të luanit në të ardhmen?

Kampionati që do doja të luaja dhe që e shoh si më të përshtatshëm për veten është Seria A, shpresoj që të mund të shkoj atje.

Po nga Kombëtarja e parë a keni pasur ndonjë komunikim deri në këto moment?

Kam marrë një ftesë këto ditë për një grumbullin nga Kombëtarja dhe ndjehem shumë i vlerësuar dhe mendoj që do ta justifikoj denjësisht këtë mundësi që çdo lojtar e ka ëndërr.

Nga skuadrat që keni luajtur deri tani ku përfshihen edhe ato shqiptare, cila mendoni se ka ndikuar më shumë në rritjen tuaj profesionale?

Unë mendoj që të gjitha ekipet që kam luajtur kanë pasur ndikim tek unë, duke e nisur që nga akademia e futbollit ku hodha hapat e para të karrierës time, për të kaluar më pas te Lokomotiva e Zagrebit ku provova veten dhe më pas te Luftëtari që u mësova me futbollin profesionist. Ndërsa në fund dua të falënderoj Luftëtarin për mundësinë që më dha.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Lajme të tjera

Web TV