Kroaci, Poloni apo Bullgari?/ Lojtari i Teutës gjen akordin me skuadrën e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori i skuadrës së Teutës, Sherif Kallaku është një nga lojtarët që ka shkëlqyer më shumë gjatë këtij sezoni. Ai është një nga lojtarët më me këmbë në tokë të Kategorisë Superiore, duke bërë kështu një punë të lakmueshme.

Për djalin nga Fushë-Kruja kanë ardhur një sërë ofertash nga kampionatet e huaja, të cilat e vlerësojnë shumë talentin e ‘Djemve të Detit’.

22-vjeçari do një skuadër ku të ketë hapësira të mjaftueshme aktivizimi, ndërsa duket se ka gjetur parimisht dakordsinë e transferimit në Kroaci.

Klubi i Lokomotiva e Zagrebit me shumë gjasa do të jetë skuadra e re ku Sherif Kallaku do të vazhdojë karrierën, duke i shtuar një tjetër element cilësor ekipit që në përbërje ka edhe lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare.

Kallaku është përfolur se kishte oferta edhe nga Slask Worklv në Poloni dhe CSKA Sofie në Bullgari, ndërsa duket se ai do të vijojë karrierën te kroatët e Lokomotivës së Zagrebit.

Një marrëveshje verbale është arritur, duke bërë që talenti i Kombëtares të bashkohet me kroatët nga sezoni që vjen.ka.ta/Fjala.al/


Të fundit

NATO ‘izolon’ kufirin me 2 avionët luftarakë pas shpërthimeve në Nord Stream

Të fshehur nën e aeroportit të Bornholm qëndrojnë dy avionë luftarakë F-16 dhe jo pa arsye. Avionët shërbejnë si...

Nord Stream/ Gazetari: Rusia pret tubacionet nënujore të Britanisë

Një prezantues i televizionit shtetëror rus ka kërcënuar se do të sabotohen kabllot dhe tubacionet kryesore britanike nënujore vetëm disa ditë pas shpërthimeve në...

DASH: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë është e gabuar  

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi pas vendimit të Serbisë për të njehsuar politikën e jashtme me Rusinë, duke e cilësuar këtë vendim si thjesht...

Meta: Ndërtimet pa leje nuk janë të rastësishme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur i prerë në raport me kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk do të ketë...

Dy satelitët, Rama: Do zbulojnë ndërtimet pa leje  

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ngritjen e satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 do krijohet një “kryeinspektoriat” që sipas tij s’ka parti...

Lajme të tjera

Web TV