Pensioni nuk do merret në sportele, ja si mund t’ju vijnë lekët në banesë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Duke nisur nga ky muaj, të moshuarit nuk do ta kenë më të nevojshme të paraqiten në zyrat postare për të tërhequr pensionin.

Radhët e krijuara në sportelet e Postës Shqiptare kanë detyruar këtë të fundit që të rikthejë në skemë shërbimin në banesë.

Në kuadër të masave të marra si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19, është evidentuar në disa zyra postare krijimi i radhëve dhe moszbatim i protokollit të masave të sigurisë nga qytetarët.

Posta Shqiptare ju bën thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave sipas udhëzimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke ruajtur distancimin fizik dhe duke mbajtur maskat mbrojtëse.

Posta Shqiptare, në kuadër të parandalimit të radhëve të gjata apo ndonjë mundësie infektimi në këtë situatë të pazakontë, njofton se prej disa vitesh ofron për të gjithë pensionistët shërbimin `Shpërndarja e pensionit në adresë”, thuhet në njoftimin e postës.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Dropulli grek apo shqiptar? Plas “sherri” mes deputetes së PS-së dhe gazetarit Marin Mema (Dokumentari dhe debati i plotë)

Një ditë më parë në Top Channel u transmetuar dokumentari i radhës i “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema....

Horoskopi, 18 janar 2021

DASHI Në letër ka komplikime dhe zgjedhje të vështira për të bërë. Nëse jetoni dy marrëdhënie në të njëjtën kohë, duhet të kuptoni se në...

Aleksej Navalnyn e arrestojnë pasi mbërrin në Moskë

Kritiku i ashpër i Kremlinit dhe aktivisti politik Aleksej Navalny u arrestua, pasi u kthye në Rusi të dielën. Me vendimin për kthim ai...

Makina i gjendet e djegur në Pukë, zhduket në Shqipëri ish-arbitri italian

Prej 10 ditësh ish-arbitri italian i futbollit Davide Pekoreli është zhdukur pa lënë gjurmë në Shqipëri. Mediat italiane raportojnë mbi ngjarjen e mistershme, ku ndër...

“A do dilje me një djalë më të ri?” Armina Mevlani jep përgjigjen e papritur

Armina Mevlani është pyetur në rrjetet sociale nëse do të martohej me një burrë më të ri se vetja dhe ajo tregoi nuk i...

Lajme të tjera

Web TV