Horoskopi ditor, e shtunë 4 korrik 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 4 korrik 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Në dashuri do të përballeni me probleme, ndoshta për shkak të çështjeve të vjetra, të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje. Edhe në punë, do të ketë nervozizëm, ndaj kujdes me debatet.

Demi

E shtuna është një ditë pozitive për dashurinë, sidomos nëse doni të ekspozoheni apo bëni premtime. Në punë bëni kujdes ndaj detajeve, pasi gjërat e shumta që keni për të bërë, mund të shkaktojnë lënien pas dore të gjërave të rëndësishme.

Binjakët

Nëse në dashuri jeni përballur me një krizë, duke nisur nga java që vjen do të ketë përmirësim. Në sferën profesionale duhet të vlerësoni mirë një çështje, për të kuptuar nëse ju intereson vërtetë.

Gaforrja

Bëni kujdes në raportin në çift gjatë kësaj fundjave, për shkak se Hënën do e keni kundër dhe mund t’iu krijojë shqetësime në raportet ndërpersonale. Mundohuni që të rrini larg njerëzve që mund t’iu krijojnë probleme. Në punë, duhet të rinisni me qetësi.

Luani

Mundohuni që të mos nxitoheni, por edhe të mos humbni kohë, pasi ka shumë vendime të rëndësishme për të marrë lidhur me ndjenjat. Vlerësoni mirë se çfarë është e drejtë për tu bërë. Në punë, peshojini gjërat mirë.

Virgjëresha

Ju pret një ditë me përmirësim të ndjeshëm sa i takon ndjenjave, veç mundohuni që ti hidhni hapat gradualisht. Nëse së fundmi keni pasur shumë shpenzime, mundohuni që të kurseni për të realizuar një projekt të cilin e keni ndërmend.

Lexo edhe :  Berisha në arrest shtëpie rrezikon mandatin? Gjokutaj: Kjo është strategjia e Ramës!

Peshorja

Duhet të tregoheni më të qetë dhe më pak agresiv në dashuri. Jeni shumë të tensionuar, ndaj mundohuni që të shmangni debatet. Edhe në punë duhet më shumë kujdes dhe nëse doni që të ndryshoni diçka, prisni që ti bëni gjërat me qetësi.

Akrepi

E shtuna do të jetë një ditë mjaft pozitive për ndjenjat, për shkak të ndikimit të favorshëm të yjeve, të cilat do të lehtësojnë raportet ndërpersonale me të lindurit e shenjës së bricjapit. Edhe në punë do të ndiheni më të motivuar dhe energjik.

Shigjetari

Në mëngjes bëni mirë që të shmangni sforcimet, pasi përmirësimi do të vijë gjatë pasdites. Sa i takon ndjenjave, duhet të shmangni vendimet drastike. Ndërsa në punë, kënaqësitë nuk do të mungojnë.

Bricjapi

Sa i takon ndjenjave ka shumë nervozizëm. Kjo nuk është dita e duhur për të folur për dashurinë. Në punë do të ketë momente tensioni, sidomos nëse jeni në pritje të një përgjigje.

Ujori

Ata që janë të pavendosur mes dy historive, shumë shpejt duhet të bëjnë një zgjedhje drastike. Sa i takon punës, vlerësoni me kujdes një propozim, ndonëse mund t’iu duket i pazakontë. Mund të sjellë surpriza të bukura, sidomos nëse jeni të lodhur nga të bërit të njëjtat gjëra.

Peshqit

E shtuna është mjaft pozitive sa i takon ndjenjave, ndaj përfitoni për të sqaruar keqkuptimet me njeriun e zemrës, ose për tu afruar me dikë. Mundohuni që të mos i shtyni gjërat për më vonë, as ballafaqimet apo takimet. Nëse keni ndonjë dyshim lidhur me punën, duhet të prisni një përgjigje./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies,...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të spitalit të Bulqizës, ka rënë...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

Lajme të tjera

Web TV