Derbi i Myzeqesë, Lushnja-Apolonia, sfida që mund të vendosë shumëçka

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Takimi më i spikatur i Kategorisë së Parë, shansi i fierakëve për të siguruar Superioren. Derbi i Myzeqesë, midis Lushnjës dhe Apolonisë, që mund të vendosë shumëçka sa i përket ngjitjes në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm, është takimi më i spikatur i ndeshjeve të fundjavës në Kategorinë e Parë. Kjo ndeshje do të sillet për sportdashësit të dielën drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, duke nisur nga ora 17:30.

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan në fundjavë takimet e radhës, duke ofruar disa përballje interesante. Në nëngrupin e “play-off”-it të grupit A, apo grupit të Veriut, të dy takimet luhen të shtunën, duke nisur nga ora 17:30 dhe Erzeni pret Besëlidhjen, ndërsa Korabi, që shpreson për duelin e vendeve të dyta për biletën shtesë që mund të të çojë në Superiore, viziton Krujën, për t’u ndeshur me Kastriotin, që e ka siguruar edhe matematikisht vendin midis më të mirëve të futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

Ndërsa dy takimet e “play-off”-it të grupit B luhen të dielën dhe Pogradeci pret Besën, kurse takimi tjetër është derbi i Myzeqesë, midis Lushnjës dhe Apolonisë, që mund të vendosë shumëçka sa i përket ngjitjes në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Ky është edhe takimi më i spikatur i ndeshjeve të fundjavës në Kategorinë e Parë dhe, si tillë, do të sillet për sportdashësit të dielën drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 17:30.

Fierakët, të cilët e kanë fituar 3-1 takimin e para pak javëve në shtëpi, mund të vulosin që të dielën rikthimin në Superiore, nëse triumfojnë në Lushnjë ndaj vendasve, të cilët, nga ana e tyre, do të synojnë të ruajnë të paktën vendin e dytë, për të shpëtuar diçka nga ky sezon. Ndërkaq, dy nën-grupet e “play-out”-it i luajnë të shtunën të 5 takimet, duke nisur nga ora 17:30, dhe duelet janë Dinamo-Egnatia e Rrogozhinës, Veleçiku i Koplikut-Tërbuni i Pukës, Shënkolli-Iliria e Fushë-Krujës, Turbina e Cërrikut-Devollit dhe Elbasani-Oriku.

Lexo edhe :  "Sjellje e neveritshme në futboll", Hungaria luan pa tifozë me Shqipërinë

Kategoria e Parë

Faza e 3-të: “Play-off”:

Të shtunën, 5 korrik 2020:

Erzeni – Besëlidhja (17:30)
Kastrioti – Korabi (17:30)

Të dielën, 5 korrik 2020:
Pogradeci – Besa (17:30)
Lushnja – Apolonia (17:30)

“Play-out”

Të shtunën, 04 korrik 2020:

Dinamo – Egnatia (17:30)
Veleçiku – Tërbuni Pukë (17:30)
Shenkolli – Iliria Fushë-Krujë (17:30)
Turbina Cërrik – Devolli (17:30)
Elbasani – Oriku (17:30)/Bl.Ba/Fjala.al


Të fundit

Pesë shqiptarë kandidatë në zgjedhjet gjermane

Gjithsej janë pesë shqiptaro-gjermanë pranë emrit të të cilëve votuesit mund të vënë nga një kryq te fleta e...

Rama e thotë para të gjithëve në Asmablenë e OKB-së: Njihni pavarësinë e Kosovës, kjo është alternativa e vetme e Serbisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në fjalën e tij, Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa...

Asambleja e OKB/ Rama për integrimin: Shqipëria është gati, BE të bëjë pjesën e saj

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke vënë theksin te disa nga sfidat kryesore në botë sot. Rama...

Rama flet në Asamblenë e OKB: Duhet traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive, të sigurohen urgjent vaksina

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke vënë theksin te disa nga sfidat kryesore në botë...

“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton: Nga e diela sërish devijime te Unaza e Madhe, ja si do lëvizin mjetet

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”. Lajmi bëhet...

Lajme të tjera

Web TV