“Ky është vetëm fillimi i pandemisë” Mezini: Të rriten dy deri në tre herë testimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e COVID-19 në vendin tonë duket të jetë e pa stabilizuar dhe me një kurbë infektimesh të pakuptueshme.

Mjeku Arjan Mezini është shprehur gjatë një interviste në emisionin “Kjo javë” se numri i testimeve duhet te rritet 2 deri në 3 herë krahasuar me testimet e deri tanishme gjatë periudhës së pandemisë.

Ndër te tjera ai thotë se Shqipëria është atje ku ishtë Europa 2 muaj më parë dhe se kjo periudhë nuk është fundi i fazës së parë të pandemisë por fillimi i saj.

Mezini thekson se duhet të bëhen tamponë për të gjithë kontaktet e të infektuarve me ose pa simptoma

”Po ta shohësh, I lëmë shifrat e sotme, shohim ato të djeshmet, reflektonin nga numri I përgjithshëm I tamponeve në 25% të të infektuarve. Ne duhet të kishim bërë 2=3 herë më shumë për të arritur në 10%-shin, se është shumë më shumë në 1000, 1500 njerëz. Ne duhet të ndërpresim vatrat. Nëse vijojmë kështu atëhere vështirë do të kemi ato shifrat kontabël të BE për lëvizjen mes shteteve.

Ka persona që janë diagnostifikuar me COVID_19, madje janë shtruar, por familjarëve të tyre apo kontakteve të afërta nuk I bëhet tamponi thjesht dhe vetëm se janë asimptomatikë. Është në gjykimin tuaj i detyrueshëm tamponi tek këta?

Mendimi im, është që çdo kontakt I afërt duhet tamponuar. Sepse njerëzit thonë s’kam gjë dhe vijoj jetën. E kam dëgjuar që e ndjek Evropa këtë metodë, por Evropa ia ka izoluar vatrat, ne po kthehemi në kohën kur Europa kishte infeksion në mars- prill. Se ne ishim në ‘’Lock-Doën’’ dhe sigurisht kishte më pak raste.

Ndërkohë që sot jemi në një po them, kjo është valë e parë. Sepse nuk patëm valë.”- tha Mezini. /Ra.My. Fjala.al/

Lexo edhe :  A bëni pjesë në listë? Njihuni me shenjat e horoskopit që do të dashurohen këtë pranverë

 

Të fundit

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e Rithemelimit nderon këtë arritje madhore...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Lajme të tjera

Web TV