Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Marrëzi pa fund/ Nëna me vajzën jetuan pesë muaj me viktimën në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta “Fjala” sjell detaje të rënda nga hetimi i çështjes. Anisa Josifi dyshohet se kishte pesë muaj e vetëflijuar me “dëshirë” në sytë e nënës Zhaneta dhe të motrës Blerta. Familjarët bëjnë përgjegjës sektin fetar Dëshmitarët e Jehovait, prokuroria në prag të nisjes së hetimeve ndaj tij. Vetëflijimi i nënë e bijë, Dëshmitarët e Jehovait: Nuk janë pjesë e jona

Horror më se i trishtë, fort i rëndë po ndodhte në Kombinat të Tiranës. Aty, mes halleve të përditshme, varfërisë, frikës masive nga COVID-19, diçka po ngjante në kufijtë që mendja njerëzore as mund ta kapë për fare. Në një apartament të vogël, bojëdalë nga koha, po niste një krim, vetëfljim familjar. Nëna dhe dy vajzat, që janë identifikuar si Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi, u mbyllën në shtëpi. Vajza 34-vjeçare Anisa, i jep fund jetës në sy të nënës dhe motrës së saj, të cilat e shihnin vetëflijimin si një “gjest fisnik”, për të parë më kalimin e kohës (gjithnjë, sipas tyre), se si do të ringjallej.

Ndërsa ajo dekompozohej, nëna dhe vajza tjetër qëndronin pa ushqim, edhe ato drejt vetëflijimit me “ndërgjegje” të plotë, po duke menduar ringjalljen e tyre. Trupi i pajetë i 34-vjeçares shkonte gjithnjë drejt tretjes dhe nisi natyrshëm të lëshonte erë të rëndë. Ato të dyja e shihnin, rrinin me të, flinin me të dhe me lloj e soj marifetesh dhe sendesh, lyenin trupin e viktimës për një balsamosje në kushte jo të natyrshme, madje në kapërcim edhe të çmendurisë. Pasditen e së enjtes u zbulua e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme, pikërisht atëherë kur policia hyri nga dritarja e apartamentit për të konstatuar një makabritet.

Njëra nga vajzat, Anisa dyshohet se ka pesë muaj e vdekur dhe trupi gjendej në një dhomë, nëna kishte vdekur disa ditë më parë, ndërsa vajza tjetër Blerta ishte në gjendje të rëndë. Kaq mjafton…! Pa dyshim që këta rreshta të shkruar janë të rëndë, në kapërcyell të kufirit të etikës gazetareske. Por ky është rasti përjashtimor (pa filtër etike), pasi qytetarët duhet të kuptojnë deri ku shkon marrëzia njerëzore. Shkak i kësaj mendohet të jetë bërë fiksimi pas sektit Dëshmitarët e Jehovait, anëtarët e të cilit besojnë në “ringjallje”!

Është pa dyshim nga ato shkrime që, për shkak të detajeve të publikuara, u kërkohet ndjesë të gjithë lexuesve, në radhë të parë familjarëve të viktimave, por sot më shumë se kurrë është momenti t’i thuhet ndal këtij vetëflijimi, që nëse analizohet thellë është në fakt një krim, fort i rëndë, qoftë edhe i shtyrë nga interpretimi apo keqinterpretimi i një sekti që në forma të ndryshme ka marrë të tjera jetë, madje shumë jetë, ku më të dhimbshmet janë ato të fëmijëve!

Ngjarja

Vdekja e xhaxhait të Zhaneta Josifit zbuloi ngjarjen makabre, ku nëna dhe dy vjazat e saj kishin vendosur t’i jepnin fund jetës, duke mos u ushqyer. Vëllai i 56-vjeçares ka telefonuar motrën e tij dhe dy mbesat për t’i lajmëruar se xhaxhai kishte ndërruar jetë, por asnjë nga gratë e familjes Josifi nuk ia hapi telefonin. I shqetësuar ai shkoi në banesën e së motrës, por sërish, askush nuk i’u përgjigj. Dera nuk i është hapur. I gjendur përpara kësaj situate, ai lajmëroi policinë, e cila, e ndihmuar edhe nga forcat zjarrfikëse kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjos.

Efektivi i policisë që hyri në banesë është përballur me një situatë horror dhe menjëherë ka dalë nga banesa, ku u ka kërkuar kolegëve të tij të lajmëronin mjekë të mjekësisë ligjore, pasi dy gra kishin humbur jetën. Sipas policisë, mësohet se pa shenja jete u konstatua e zonja e shtëpisë, e cila ishte e shtrirë në dysheme. Në dhomën e gjumit ishte e shtrirë vajza tjetër, 34-vjeçarja Anisa Josifi, e cila ishte e mbuluar me batanije dhe jorgan. Ndërsa në divan është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore vajza tjetër, Blerta Josifi. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e QSUT-së në gjendje të rëndë për jetën. Pas marrjes së ndihmës së parë, në orët e para të mëngjesit, e ka kaluar rrezikun për jetën.

“S’e keni idenë se çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”, kanë qenë fjalët e vetme që 30-vjeçarja u ka thënë mjekëve, pasi është bërë e vetëdijshme. Mësohet se ajo ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe për këtë është transferuar në urgjencën e Psikiatrisë, në kryeqytet, ku dhe do të kurohet. Akoma më misterioze situatën e bën dëshmia e kunatit të Zhaneta Josifit, i cili është shprehur se nga muaji mars nuk i shihte mbesat. “Kisha më shumë se 2 muaj që nuk i shihja fare Zhanetën dhe Blertën.

Lexo edhe :  Surprizat e motit për javën e ardhshme, ja si do të jenë temperaturat

U shkova në shtëpi, kërkova Anisën dhe më thanë, nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e Zotit. Anisën kisha që në mars të 2019-s që nuk e shikoja fare. U kam folur dhe për punën e fesë, por më urrenin. Në fillim janë rekrutuar në Përmet, pastaj librat i kanë marrë te një qendër te “Selvia”. Dy javë më parë shkova të takoja posaçërisht Anisën, por nuk më lejuan. Më ndaluan te dera. Ato nuk ushqeheshin.” – ka treguar ai.

Hetimet

Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të saj. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për të ndërmarrë këtë akt të rëndë është lidhja e tyre me sektin fetar Dëshmitarët e Jehovait. Sipas informacioneve të sigurura nga gazeta “Fjala”, Anisa Josifi dyshohet se ka humbur jetën gjatë periudhës së pandemisë, kur edhe vendi u izolua. Ajo ka qenë e para që ka vendosur “agjërimin”, deri në vdekje, ku më pas shpresonte të ringjallej. Pasi ka ndërruar jetë, mamaja dhe motra e saj e kanë mbajtur kufomën e Anisës në krevatin e dhomës së gjumit.

Nga hetimet paraprake rezulton se trupi i 34-vjeçares është lyer me vaj, uthull dhe solucione të ndryshme, në mënyrë që trupi i saj të mos dekomopzohej. Hetuesit dyshojnë se disa javë më parë nënë e bijë, nuk janë ushqyer më dhe, si pasojë e këtij vetëflijimi të padëgjuar ndonjëherë, disa ditë më parë ka humbur jetën 56-vjeçarja, ndërsa vajza tjetër, Blerta, përpëlitej mes jetës dhe vdekjes.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë më tepër dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Mësohet se në banesën ku jetonin nëna dhe dy vajzat grupi hetimor ka gjetur materiale të ndryshme, jo vetëm libra fetarë, por dhe fletore shënimesh ku pjesëtarët e familjes tregonin besimin dhe detyrimet që kishin marrë përsipër. Në shtëpinë e tyre policia ka gjetur edhe libra për ringjalljen. Përveç ekspertizës mjeko-ligjore, hetuesit presin edhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të së mbijetuarës së vetme në këtë ngjarje të rëndë. Dëshmia e së cilës do të hedhë dritë për këtë tragjedi.

Gazeta “Fjala”, përmes burimeve të saj nga institucioni i akuzës, ka mësuar se pas mbledhjes së provave, nëse do të vërtetohet që gratë e familjes Josifi, kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës, për shkak të besimit fetar, prokuroria do të nisë hetimet për këtë sekt. Mësohet se janë sekuestruar edhe tre telefonat e zonjave, ku do të verifikohen të gjithë personat me të cilët ato kanë komunikuar muajit e fundit.

Dëshmitë

Në të tilla raste fqinjët janë ata që japin dëshmitë e tyre. Banorët e pallatit ku banonte Zhaneta dhe dy vajzat e saj tregojnë se prej gati 5 muajsh gratë e familjes Josifi kishin shkëputur mardhëniet me ta dhe u shmangeshin. Muajit e fundit fqinjët kanë dyshuar se brenda kësaj banese diçka kishte ndodhur, për shkak të erës së rëndë të dekompozimit të trupit të 34-vjeçares, e cila shpërndahej në të gjitha apartamentet, por kurrsesi nuk menduan se në pallat kishte një njeri të pajetë, pasi dyshonin se ishte për shkak të tubacioneve, madje ata njoftuan edhe bashkinë për këtë fakt.

“Ka qenë një familje model dhe gjynah që patën një fund të hidhur. Ishte një grua e shkëlqyer me vajza të shkolluara. Ato kanë punuar. Por nuk e di pse u mbyllën brenda. Kanë qëndruar mbi dy vite brenda. Motra vinte e vizitonte, kohët e fundit nuk i përgjigjej dhe nuk ia hapte derën. Unë jam interesuar edhe me bashkinë. I kanë sjellë ndihma. Nuk e di si përfunduan kaq keq. Kanë një motër, herë i dilte, herë nuk i dilte, Një herë erdhi edhe policia. Ajo doli dhe tha që kemi disa punë tonat. Para tri javësh ka ardhur policia. Ka rreth 10 ditë që erdhën ndihma. I thamë ne që duhet të marrësh.

U thamë të fillonin punë. Anisën nuk e kam parë prej dy vitesh. Vajza nuk m’u duk në gjendje të keqe. E ëma ishte dobësuar shumë”, tha fqinja. Një tjetër komshie e tyre tha se fqinjët përpiqeshin t’i ndihmonin, por kohët e fundit ato i refuzonin. “Ato ishin të qeta në botën e tyre. Ne përpiqeshim t’i ndihmonim, por ato refuzonin. Kishin kohë që frekuentonin fenë. Me prejardhje ishin nga Përmeti. Bashkëshorti i kishte ndërruar jetë në Përmet dhe të tria, prej më shumë se 10 vitesh kanë ardhur e kanë jetuar në këtë pallat bashkë”, tregon një tjetër banore e pallatit, ku ndodhi tragjedia./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Analiza/ Përurimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe kundërshtitë rreth saj

Në Tiranë pritet të përurohet nesër Xhamia e Namazgjasë me praninë e presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit...

Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes së edicionit të tretë të “BBVK”

Tani është zyrtare. Edicioni i tretë i “BBVK” do të nisë të premten e javës që vjen, më datë 18 tetor. Lajmin e ka konfirmuar...

Shqiptari arrestohet në fermën e kanabisit, dënohet me 32 javë burg në Britaninë e Madhe

Një shqiptar, Marenglen Toslluku, u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Tyneside pas lirimit nga një qendër paraburgimi për imigracionin. Ai...

Sheqeri apo flluskat, cilat nga pijet e gazuara na shtojnë peshën e trupit?

E dimë që sheqeri dhe pijet e gazuara janë përplot kalori si edhe që 7 lugë të vogla kafeje sheqer ka në një kënaçe...

Kush është Demis Hassabis, themeluesi i DeepMind dhe fitues i çmimit Nobel në Kimi 2024

Në moshen 4 vjeç ai ishte i mrekulleshem ne shah dhe në 13 ai ishte tashmë një mjeshtër. Në moshën 9-vjeçare ai mësoi të...

Lajme të tjera

Web TV