Teatri i ri Kombëtar/Bashkia e Tiranës hap garën për konsulentin, fondi limit 500 mijë euro

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës hap tenderin me objekt shërbim konsulence për studimin dhe projektimin e Teatrit të ri Kombëtar. Fondi limit është përcaktuar në vlerën 60 milionë lekë të reja, ose rreth 500 mijë euro.

Tenderi është shpallur dje dhe fituesi do të shpallet në datën 14 korrik. Në dokumentet e publikuara në Agjencinë e Prokurimit specifikohet se kandidatët janë të detyruar të përgatisin kërkesën/ofertën, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këto DT. Kërkesat/Ofertat që nuk përgatiten në përputhje me këto DT, do të refuzohen si të papranueshme.

Për procedurat e prokurimit që zhvillohen në rrugë shkresore, origjinali i kërkesës/ofertës duhet të shtypet ose të shkruhet me bojë që nuk fshihet. Të gjitha fletët e kërkesës/ofertës duhet të lidhen së bashku dhe të numërizohen. Të gjitha fletët e kërkesës/ofertës, përveç literaturës së pandryshueshme e të printuar duhet të pajisen me iniciale ose të nënshkruhen nga personi(-at) e autorizuar.

Çdo ndryshim në kërkesë/ofertë duhet të jetë i lexueshëm dhe i firmosur nga personat e autorizuar. Pas tri vitesh përplasje, Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit.

Një mijë forca policie rrethuan godinën për t’ua lënë më pas vendin fadromave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, që nisën rrafshimin e të dyja godinave, të Teatrit Eksperimental dhe të atij Kombëtar, ligjërisht një kompleks. Grupi i artistëve të Teatrit Kombëtar së bashku me disa politikanë u shoqëruan për disa orë në komisariat.


Të fundit

Akuza për shpërdorim detyre/ Arrestohen 3 policë të Tiranës, pezullohen nga detyra 6 efektivë të Korçës, një ‘arrest shtëpie’

Arrestohen 3 punonjes te Policise se Tiranës, mes tyre nje shef komisariati, si dhe janë pezulluar nga detyra 6...

ILD nis hetim disiplinor për 3 anëtarë të KLP-së

Tre anëtarë të KLP-së janë vënë nën hetim disiplinor nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Mësohet se bëhet fjalë për nënkryetarin e Këshillit të Lartë...

Dyshime për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, arrestohet një person në Kosovë

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka arrestuar një person të dyshuar për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”. Në komunikatën e lëshuar për media...

Pasi sistemuan trupin e pajetë të Jan Prengës, rrëmbyesit të shkujdesur heqin maskat dhe ndërrojnë rrobat

Të tjera momente tronditëse publikohen sot për herë të parë në lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, i cili u rrëmbye më 17 janar...

Nikolla takon homologun grek : Mirënjohës për mbështetjen në procesin e integrimit evropian

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Constantine An. Tassoulas. Tassoulas, shprehu kënaqësinë që pret në Parlamentin e...

Lajme të tjera

Web TV