Disa zona në Durrës dhe Shijak do të mbeten pa energji elektrike të martën e 7 korrikut.
Lajmin e ka bërë të ditur OST e cila njofton se për shkak të investimit të rrjet do të ndërpritet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 06:00 deri në orën 14:00 në zonat:
Shijak, Breg Lumi, Ferme Sukth,, “4 Rrugët”, bizneset gjate autostradës Maminas – Shijak, Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalëzit, Kompleksi Lura, Shenavlash dhe “Kompleksi Gjoka”.
“Me kërkesë të OST në datën 7 korrik është planifikuar të kryhen testime në traktin 110 kV të linjës Rrashbull – Sallmone (Sukth), me qëllim integrimin e saj në SCADA në NST Rrashbull. Këto punime kanë rëndësi për pasi me përfshirjen në SCADA ku monitorohet online rrjeti i shpërndarjes, do të bëhet i mundur evidentimi dhe eliminimi në kohë sa më të shpejtë i defekteve. Duke qenë se kjo linjë furnizon me energji Gjirin e Lalzit janë marrë të gjitha masat që punimet të mbyllen brenda afatit të kërkuar nga OST.” – thuhet një njoftim.
/En.Br./Fjala.al