Hans-Dieter Flick ia ka dalë që ta bëjë një transformim të shkëlqyer te skuadra e Bayern Munich. Tekniku arriti të zhdukte të gjitha problemet te ajo skuadër dhe mundi ta kthente në një makineri që shtyp çdo pengesë që i del përpara.
Ekipi i drejtuar nga Flick triumfoi në ndeshjen ndaj Bayern Leverkusen për Kupën e Gjermanisë me rezultatin 2-4. Kjo fitore u siguroi bavarezëve një ‘dopietë’ kupash atë të Bundesligës dhe atë të Gjermanisë, duke e bërë 55-vjeçarin të parin gjerman që arrin këtë triumf si lojtar dhe trajner.
Në kohën kur luante për të njëjtën skuadër që tani e drejton Flick fitoi Kupën e Gjermanisë 5-2 ndaj Stuttgart-it, ndërsa bavarezët u kurorëzuan edhe si kampionë.
Ndërsa tashmë plot 24 vjet nga ai moment, tekniku i Bayern-it përsëriti të njëjtin sukses, por i ulur në stolin e trajnerit.
Trofeu i Champions League do ishte dhe qershia mbi tortë e këtij sezoni për Bayern-in dhe Hans Flick.ka.ta/Fjala.al/