Ismail Kadare: O udhëtar, të lutem çoja këtë pusullë nënës time!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2 korriku i 1990, një ngjarje që nuk do të fshihet kurrë nga memoria e asnjë shqiptar. Një ngjarje që bëri histori, një ngjarje që askush nuk do të dëshironte të përsëritej.

E sjell në kujtesë një pjesë të asaj dite Luan Lapi, i cili me anë të një postimi në rrjetin social shkruan me paragrafe të shkrimtarit Ismail Kadare, tregon qartë, se 2 korriku ishte një natë e trishtë, ku Tirana nuk fjeti.

Në rreshtat e shkruara nga i madhi Kadare, thuhet se janë gjendur edhe pusulla ku kishin edhe mbishkrim, një prej tyre ishte: O udhëtar, të lutem çoja këtë pusullë nënës s’ime.

Postimi i plotë

“Tirana nuk fjeti atë natë. Ishin 5000 vetë nga një kryeqytet i vogël. Ishte njëlloj sikur Parisit t’i iknin 120.000 të rinj, ose Moskës 200.000. Ç’nuk u fol e ç’nuk u pëshpërit ndërsa mbrëmja mbulonte kryeqytetin. Dihej se do të iknin me tren, për të hipur në vaporë në Durrës, por askush s’e dinte orën. Ata kaluan rreth orës një të natës, të errët e të heshtur si arkivole. Dëgjohej vetëm gulçima e motorëve.

Kur trenat u nisën drejt Durrësit, pati disa thirrje e brohoritje, por para hyrjes në vaporë plasi vaji. Nëpër terr puthnin tokën, pastaj shtyheshin në atë drejtim ku vendi i tyre mbaronte dhe fillonte uji. Të nesërmen pa gdhirë mirë, nëpër rrugët nga kishin kaluar autobuzët, kalimtarët gjenin copëra letrash me një adresë ose një numër telefoni sipër, zarfe që kishin brenda fotografi, para (lekë) ose ndonjë kujtim. Shumica e tyre, përbri adresës ose telefonit, kishin ndonjë frazë për kalimtarin që do t’i gjente.

O udhëtar, të lutem çoja këtë pusullë nënës s’ime.Ndonëse ishin shkruar me duar fare të ndryshme, ato kishin pothuajse pa përjashtim një stil, atë të mbishkrimeve mbi varre. Ajo që ndodhi të nesërmen ishte më e keqe se një dhunim varreze, më shpirtkazmë se një masakër. Ishte një miting. Një miting i organizuar nga Partia. Për t’u gëzuar për ikjen e 5000 të rinjve shqiptarë.

Lexo edhe :  Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS/ Gjykata merr vendimin për drejtorin e IT

Për të brohoritur atë vdekje. Për t’i treguar kombit shqiptar se Partia ishte më e fortë se kombi, se ajo , jo vetëm shkelte mbi lidhjet e gjakut, por e detyronte kombin të duartrokiste atë shkelje”-

*Ismail Kadare, shkruar për ngjarjen e quajtur “DY korriku 1990”

Të fundit

Për një vit të plotë, trupat janë grumbulluar në Sudan- dhe ende bota shikon larg

Në vendin e lindjes sime, ky konflikt i fundit është dy tragjedi të mbivendosura. Njerëzit e saj janë të...

Ambiciet e Kosovës për Këshill të Evropës – drejt finishit a bllokimit

Kosova mund të bëjë një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës më 16 prill, kur Asambleja e tij Parlamentare ta shqyrtojë një...

Begaj-Osmanit: Duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin, por edhe ndërkombëtarët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj thotë se Shqipëria është avokate e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Në një konferencë...

Statuti i ri/ Meta përjashton bashkëshorten nga partia

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, analizoi dje “gjendjen në parti” ku premtoi se nuk do ketë më nepotizëm dhe gjithashtu theksoi se...

Rënia e bujqësisë dhe industrisë rrezikon 54% të të punësuarve në vend në sektorin privat

Industria dhe bujqësia janë dy sektorët që kanë shënuar ecurinë më negative gjatë vitit që sapo lamë pas. INSTAT raporti në të dhënat e...

Lajme të tjera

Web TV