Akademiku Apollon Baçe: Kosova dhe Epiri janë marrë nga Serbia dhe Greqia mbi manipulime arkeologjike

113 563 lexime

77,498FansaPëlqeje

Akademiku Apollon Baçe ka deklaruar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se Kosova dhe Epiri janë marrë nga Greqia mbi manipulime arkeologjike. Baçe shpejgoi se në librin e tij Arkitektura në Iliri ka dhënë fakte dhe detaje se ku bazohen këto manipulime.

Te ne, ato që kanë humbur Kosova dhe Epiri janë bazuar në pseudo fakte arkeologjike. Në Kosovë ata thonë “djepi i Serbisë”  edhe nxjerrin ato manastiret e Deçanit . Faktikisht aty është një teknikë dhe arkitekturë që s’ka të bëjë fare me atë. Është Helena e shoqja e Dushanit e cila i ka sjellë ato. Është romaniko-gotike një arkitekturë, dhe ta kapim nga kjo pikë ajo nuk ka të bëjë kurrkund. Pastaj janë ato fletoret që dëftejnë përbërjen e popullsisë që ka botuar Selami Pulaha. Aty vërtetë që ka dhe serbë por ama shumica janë shqiptarë. Gjyshi im ka qenë guvernatori i vilajetit të Janinës dhe dëften për popullatën e Janinës. Mbaj mend një fletore të vogël ku shënohej popullata e Janinës. Sot Janina është gati, gati greke. Aty ishte 80% shqiptare. Në Dodonë janë gjetur disa mbishkrime ku shënoheshin në pllaka metalike të vogla dhe ti përshembull i drejton Orakullit ndonjë pyetje të caktuar. Në këto pyetjet, ata që i dërgojnë nuk ka asnjë grek, vetëm një ishte nga Athina. Janë 2500 copë , vetëm një është nga Athina. Nga këto, para luftës u botuan 250 cope dhe dilte që kjo ishte e kundërt. Duhet të ishin botuar 2500 copë dhe kanë 100 vjet që po thonë do t’i botojmë por nuk i kanë botuar. Pse? Aty vërtetohet komplet kjo. Në librin tim unë kam marrë me rradhë të gjithë autorët grekë i kam ripërkthyer duke filluar nga Herodoti dhe mund të them që në 25-30% janë përkthime të gabuara. /Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Presidenca i kthehet Ramës: Ndërkombëtarët s’janë frekuentues të dyshimtë të “China Club” në Berlin...

Të fundit

Roma, nga një amerikan nga Bostoni, tek një amerikan nga Teksasi

Duket se gjysmë miliardë Euro janë një arsye bindëse për të lënë të të ikë nga duart një klub...

Rama solidarizohet me popullin e Libanit: Shkatërrim që të lë pa fjalë

Kryeministri Edi Rama i shpreh ngushëllime e solidaritet popullit të Libanit, që po kalon momente tmerrit pas shpërthimeve të fuqishme. Rama e cilëson këtë një...

Meta pas shpërthimit në Bejrut: Solidarizim me popullin e Libanit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh ngushëllime për ngjarjen tragjike të ndodhur këtë mbrëmje në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ku nga dy shpërthime të...

Shpërthimi në Bejrut/Shkon në 50 numri i të vdekurve dhe 2,750 të plagosur

Ka shkuar në 50 numri i viktimave që kanë humbur jetën nga shpërthimi i fuqishëm në Liban. Kjo shifër është konfirmuar nga Ministri i...

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut i merr jetën politikanit të njohur

Sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian është vrarë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në Bejrut.  Najarian ishte në...

Lajme të tjera

Web TV