BB “heq dorë” nga dhënia e ndihmave/”Bonot pandemike” të pamjaftueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Botërore ka hequr dorë nga planet për të lëshuar një raund të dytë të obligacioneve pandemike pasi u kritikua për zvarritjen e shpërndarjes së ndihmave për kombet e privuara, raportoi të hënën Financial Times.

Në prill kur koronavirusi po fillonte të fundoste ekonomitë – veçanërisht vendet në zhvillim – Banka Botërore tha se do të jepte rreth 133 milion dollarë përmes “bonove pandemike” për ata që preken më keq. Por kritikët thanë se shuma ishte shumë pak, dhe do jepej shumë vonë.

Në një marrëveshje prej 320 milion dollarësh, obligacionet pandemike filluan së pari në 2017 në përgjigje të shpërthimit të virusit Ebola në Afrikën e Veriut.

Sidoqoftë, përsëritja e planifikuar e “strukturës pandemike të financimit të urgjencës”, ose PEF, është ruajtur, tha FT.

“Nuk ka plane për një PEF 2.0,” tha gazeta, duke cituar një zëdhënës të BB.

Një profesor në Shkollën e Ekonomisë në Londër iu referua obligacioneve pandemike të Bankës Botërore si një “skemë e tmerrshme” dhe tha se koncepti i financimit të pandemive duhet të rivlerësohet, shkruan Business Insider.

Ne duhet të angazhohemi në një farë mënyre me para private sepse paratë publike nuk janë të mjaftueshme dhe nuk mbërrijnë shpejt atje ku duhet,” tha Clare Wenham, profesori i shëndetit publik, për FT.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët...

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash”...

Kryemadhi përplaset me Metën: Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Deputetja e Partisë së Lirisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me...

E diela dita më e ftohtë e javës, ja sa do të shënojë termometri

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim...

Nga Meta e Monika, te Besi me Xhensilën dhe Elvana, si SPAK po “ndan” çiftet VIP

Me hetimet e tij, SPAK-u po kthehet në një nga arsyet kryesore të divorceve në radhët e “VIP-ave”, në të gjitha fushat e mundshme,...

Lajme të tjera

Web TV