Diabeti dhe mbipesha, zbuloni kurën natyrale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bajamet janë ndër arrorët më popullorë në vendin tonë dhe në mbarë botën. Por varieteti i egër i bajameve është mjaft i kërkuar për shkak të aftësive të mrekullueshme medicinale që ofron.

Bajamet e ëmbla prodhohen nga një pemë specifike bajamesh (Prunus amygdalus var. dulcis) dhe nuk përmbajnë toksina. Bajamet e hidhura, ato të egrat, vijnë nga një pemë krejt tjetër (Prunus amygdalus var. amara) që kanë përbërës në disa raste edhe toksikë. Sipas ekspertëve të AgroWeb në disa raste, njerëzit i përdorin bajamet e hidhura për arsye mjekësore dhe për të trajtuar kontraktimet, dhimbjet, kollën dhe kruarjet. Në Shqipëri gjenden shumë bajame të egra që rriten lirshëm në mjedisin e tyre natyror. Bajamet e egra janë mjaft popullore në Berat dhe në zonat përreth.  Studiuesit kanë zbuluar se disa substanca esenciale të bajames së egër mund të përdoren si armë të forta në betejën kundër mbipeshës dhe diabetit. Disa studime tregojnë që fruti i bajames së egër ka aftësinë dhe fuqinë për të ndikuar te disa mikroorganizma që ndodhen në stomak dhe ndikon për të stabilizuar metabolizmin. Ekspertët rekomandojnë që fëmijët të konsumojnë 1-2 kokrra bajame të egra në ditë, ndërsa për të rriturit rekomandohen nga 2 bajame të egra tri herë në ditë. Ekspertët e Agroweb sugjerojnë se çdo sasi tjetër nuk është e rekomandueshme, për shkak të nivelit toksik të bajames së egër.

Cili është ndryshimi mes vajit të bajames së ëmbël dhe atij të bajames së hidhur?

Ja disa prej ndryshimeve mes të dy vajrave. Nga bajamet mund të përftojmë dy lloje vajrash: vajin e bajames së ëmbël dhe vajin e bajames së hidhur, të prodhuara nga dy pemë të ndryshme.

Lexo edhe :  A është plakja e trurit e trashëgueshme, kujdesi që ju duhet

Pema e bajames së ëmbël zakonisht ka lule të bardha, ndërsa pema e bajames së hidhur ka lule ngjyrë rozë. Të dyja pemët rriten në lartësi nga 4 deri në 10 metra.

Bajamja e ëmbël përdoret edhe në kuzhinë në receta të ndryshme. Ajo prodhon një qumësht të ngjashëm me atë të sojës, që sugjerohet për njerëzit që nuk e tolerojnë laktozën ose janë vegjetarianë. Mielli i bajames nuk përmban gluten dhe karbohidrate ndaj, rrjedhimisht, rekomandohet për njerëzit që kanë kërkesa specifike ushqimore.

Bajamja e hidhur është përdorur historikisht në sasi më të vogla për aromë dhe shije të disa produkteve ,siç janë shurupi i bajames dhe biskotat italiane. Të dy vajrat kanë ndikime të ndryshme në lëkurën e njeriut. Vaji i bajames së ëmbël është një hidratues i shkëlqyeshëm, sidomos për lëkurat e thata dhe ato të ndjeshme. Ai është i pasur me proteina, vitamina dhe minerale që e gjallërojnë lëkurën në maksimum. Vaji i bajames së hidhur është vaj esencial. Ai nuk duhet përdorur në kujdesin për lëkurën. Ky vaj përdoret kryesisht si aromatik.

Bajamet e egra mund të gjenden në pikat e tregtimit të bimëve mjekësore dhe në dyqanet organike, ndërsa vajrat esenciale të bajames gjenden në farmaci.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Lajme të tjera

Web TV