Kritikoi autoritetet kineze për trajtimin e pandemisë, pranga profesorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një profesor që kritikoi autoritetet kineze për trajtimin e koronavirusit, është arrestuar nga ana e policisë.

Xu Zhangrun, i cili ka qenë nën arrest shtëpiak, u mor nga shtëpia e tij në Pekin të hënën, thanë miqtë e tij.

Profesori i drejtësisë ka kritikuar disa herë liderin aktual të Kinës, Xi Jinping. Policia nuk ka komentuar publikisht mbi arrestimin, dhe është e paqartë se me çfarë akuzash përballet Zhangrun, raporton BBC.

Një mik i tij, i tha agjencisë së lajmeve AFP se gruaja e profesorit Zhangru, kishte pranuar një telefonatë, përmes së cilës asaj i thuhej se burri i saj akuzohet për kërkesë prostitucioni, derisa ishte në qytetin Chengdu.

Miku i tij e hodhi poshtë akuzën si “qesharake”. Liria e shprehjes është nën kontroll të rreptë në Kinë. Ata që flasin kundër autoriteteve rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burgim.

Geng Xiaonan, një mik i profesorit, i tha New York Times se ai ishte “i përgatitur mendërisht se do të arrestohet”.

Më parë atij i ishte ndaluar puna në Universitetin Tsinghua – një nga institucionet kryesore arsimore të vendit – pasi ai foli kundër heqjes së kufijve të mandatit presidencial – masë kjo që lejonte presidentin Xi të mbetet në postin e tij për gjithë jetën.

Ai ishte vendosur në arrest shtëpiak, në fillim të këtij viti, pasi publikoi një artikull ku kritikonte mënyrën se si presidenti Xi dhe qeveria kishin trajtuar shpërthimin e koronavirusit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

SHBA/ Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara filloi sot dëgjimin e argumenteve për një prej dy çështjeve që mund...

Beleri simboli i ri i Greqisë për në PE, Strasburgu ‘fiton’ një hidraulik

Nga Jakin Marena Nga Greqia mbërriti lajmi se Fredi Bejleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës është përzgjedhur në listën e kandidatëve për eurodeputet...

Durrësi, temperatura ekstreme deri në 2040/ BB: Shkak mungesa e hapësirave të gjelbra

Deri në vitin 2040, qyteti i Durrësit do të përjetojë rritje ekstreme të temperaturave. Sipas Bankës Botërore, në raportin e fundit të saj, parashikohet...

Çfarë ndodhi? Jep dorëheqjen nënkryetari i njohur, ja arsyeja (Emri)

Pas akuzave të Ilir Metës, ka plasur konflikti në Partinë e Lirisë. Endrit Braimllari ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit. Reagimi Jap dorëheqjen nga funksioni...

Varg kilometrik automjetesh, ja segmenti rrugor që është bllokuar

Bypass-i i Murrizit është bllokuar pasditen e kësaj të marte rreth orës 16:00 duke krijuar një varg kilometrik automjetesh. Segmenti i bllokuar në rrugën e...

Lajme të tjera

Web TV